4 Nëntor, 2018

Deputetët socialistë gjejnë mënyrën për t’u çmallur me kolegët e tyre opozitarë


Opozita nuk është në Parlament! Që në nisje të sezonit të ri në shtator, grupet parlamentare opozitare vendosën që të mos shkojnë në Parlament sepse nuk duan të jenë një fasadë në vendimet e maxhorancës.

Në këtë mënyrë, Parlamenti po vijon punën vetëm me deputetët e maxhorancës. Mirëpo, Tirana është e vogël dhe ka plot mënyra për t’u çmallur me kolegët.

Ja p.sh. këto dy raste, që arriti t’i fotografojë edhe paparazzi ynë, pavarësisht se janë rrugëve të Tiranës dhe jo në ndonjë festë apo në ndonjë institucion të caktuar.

Deputetja e LSI-së Nora Malaj është takuar me deputeten socialiste Milva Ikonomi. Edhe kur opozita ishte në Parlament, Nora shoqërohej me Milvën. Me siguri, kanë ndonjë miqësi të vjetër.

Ndërkohë, nuk e dimë se sa miq mund të jenë Ervin Bushati, deputet i Partisë Socialiste dhe Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane dhe deputet i Partisë Demokratike. Dy deputetët janë takuar me shumë pëzemërsi dhe mall në një nga rrugët e Tiranës.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al