16 Qershor, 2021

Depilimi i zonës së pubisit te femrat dhe meshkujt, doktor Kim Drasa shpjegon ‘problemet’ dhe përfitimet


kim drasa

Depilimi është një nga çështjet që ‘shqetëson’ më së shumti femrat, por në kohët moderne, nuk mbeten pas as meshkujt. Doktor Kim Drasa ka zgjedhur të shpjegojë për të dyja gjinitë, përfitimet por dhe ‘problemet’ që ka depilimi i zonës së pubisit.

Pubisi është vendi në trupin e njeriut, në fund të barkut, para se te fillojnë organet uro-genitale mashkullore dhe femërore.

Sipas doktorit, femrat apo meshkujt që depilojnë këtë zonë, duhet të kenë kujdes dhe nga efektet që sjell heqja e qimeve me dyll apo me brisk.

Më poshtë gjeni dhe këshillat që jep mjeku.

NGA Prof. Dr. Kim Drasa

DEPILIMI I MONS PUBIS—MIRË APO KEQ?????

PUBIS quhet vendi në trupin e njeriut, në fund të barkut, para se te fillojnë organet uro-genitale mashkullore dhe femërore. Kjo zonë eështë e mbuluar me qime, të cilat nuk rriten si rriten floket. Pubisi ose kocka pubike është pjesa e përparme e kockave të bacinit (legenit). Zona pubike, ku është e mbuluar me qime është më e ngritur dhe prandaj quhet: Mons Pubis (kodra pubike). Mons pubis është një kodër mishi (tuli), e mbuluar me “floke” pubike, duke formuar gërmën V.

Kjo vepron si “jastek”, gjate aktit seksual (intercourse-futja e penisit ne vagine).

Uluni, nëse qendroni me kembet tuaja, të qetë dhe gjeja e pare që ju do shikoni, jane palosjet e lëkures me qimet pubike, pra shikoni Mons Pubis. Mons pubis eshte e vetmja zone ne trupin e njeriut qe ka emer perendie:”Mons Venera”. Venera, në fenë e vjetër romake, ka qënë emri i Perëndisë së Dashurisë. Pra, kuptohet qartë se cfare rëndësie të madhe ka Mons Pubis, në kënaqësinë seksuale.

A KA HEQJA E QIMEVE, NË PUBIS NDONJË TË MIRË TERAPEUTIKE OSE MJEKËSORE?

Gjatë historisë së njërëzimit, burrat dhe gratë kanë hequr qimet e tyre në zonën pubike, për arsye të ndryshme, sipas kontinenteve, në lidhje me shëndetin si dhe për arsye të ndryshme.

P.sh. Gjate mesjetës, heqja e qimeve të pubisit ishte një metode për të parandaluar qëndrimin dhe rritjen e morrave, në këtë “pyll” të vogël.

ARSYET PSE FEMRAT DHE MESHKUJT I HEQIN QIMET E MONS PUBIS, TANI, NË KOHË MODERNE

  • Në ditët tona heqja e qimeve në pubis bazohet më tepër në preferenca dhe stile personale sesa në lidhje me shëndetin.
  • Aktualisht, njëkohësisht, për heqjen e qimeve pubike për shkak të morrave nuk bëhet fjalë më, kurrë se femrat dhe meshkujt janë në kushte higjene maksimale.
  • Disa njërëz e ndiejnë vet-veten më të pastër/a ose më tërheqës/e, pa qime në Pubis.
  • Në raste të tjera, heqja e qimeve ka lidhje me preferencat e partnerit/res.
  • Njërëzit gjithashtu i heqin keto qime, në zonën pubike për arsye seksuale.
  • Disa paraqesin sensacion dhe satisfaksion dhe ndjeshmëri më të madhe seksuale, kur nuk i kanë këto qime.
  • Të tjerë njërëz thonë se duke parë partnerin/ren pa qime në pubis është një stimulim, shumë më i madh seksual.
  • Rastet e heqies së qimeve në pubis është më tepër e zakonshme midis grave sesa midis burrave.
  • Heqia e qimeve në pubis është një vendim personal dhe njerëzit mund të jenë të shëndetshëm seksualisht, nëse ata kanë ose jo qime në Pubis. Kjo përforcon thënien time që, në seks, cdo gjë fillon, në tru. (KIM M. DRASA, Nëndor, 2014).
  • Gjithashtu, nëqoftëse njeri/ra zgjedhin variantin e heqies së këtyre qimeve, kjo është e rëndësishme për ta bërë, kështu, të ndjehet i/e sigurt për performancën sa më të mirë seksuale.

METODAT

Këto mund të jenë keq–bërëse se mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si më poshtë:

  • Djegie: Njërëzit mund të shkaktojnë problemin e “djegies” nga brisku i rojes duke krijuar: Zona të irrituara; Skuqje; Lëkura me gunga. Kjo ndodh nga heqja e këtyre qimeve me brisk. Ka dhe djegie kimike nga depilatorët ose diegie nga përdorimi i dyllit të nxehtë (gjatë përdorimit të teknikes me dyll për depilimin e këtyre qimeve).
  • Alergji: Disa njërëz paraqesin reaxione alergjike nga depilatorët, kremrat ose nga produkte të tjera, të cilat përdoren për depilimin e zonës pubike.
  • Prerje: Një gabim i vogël gjate ruajtjes me brisk, të qimeve, mund të shkaktojë prerje të dhimbëshme të lëkurës, në këtë zonë delikate, e cila mund të jetë e vështirë për tu kuruar dhe shëruar. Disa prerje nga brisku mund të jenë të padukshme në moment, me sy të lirë por e keqja shfaqet pak kohe pasi ka ndodhur prerja.
  • Infeksionet: Heqja e qimeve në pubis mund të rrisë rrezikun e infeksionit, në këtë zonë duke shkaktuar: (a) Folikulite (infexion i folikulit-rrënja e qimes); (b) Infeksione të tipit “Strep” dhe “Staph”, sic është infeksioni Staphylococcus Aureus Methicillin Rezistent (MRSA), i cili është një infeksion problematik, botëror për tu shëruar (Në USA, në vitin 2017 u diagnostikuan 119.000 pacientë/e, me infektim, në gjak, me Staphylococcus Aureus dhe vdiqën rreth 20.000 persona); (c) Infeksione Seksualisht te Transmetueshme (STIs), sic janë Human Papiloma Virus dhe Herpes genitalis. (Ky eshte problem i madh sepse mund te transmetohen tek lekura e partnerit/res). Probleme të tjera janë: (d) Flluska (qese me likid posht lekures); (e) Pucer (purper); (f) Skuqie dhe kruarie (zonë që të kruhet në Pubis).

Personat, të cilët paraqesin këto komplikacione, si më sipër, duhet menjëherë të vinë, në klinikë për konsultë. MOS NEGLIZHONI.

Sa e zakonshme është heqia e qimeve, në Pubis—pjesërisht apo plotësisht?

Burat dhe gratë, prej shekujsh, kanë ujdisur, regulluar, qimet e tyre në pubis. Mirëpo, kjo praktikë, pra heqja e qimeve, në Pubis duket se është bërë më e zakonshme (rutinë) në ditët e sotme. Kjo po ndodhë, vecanërisht, midis vajzave të reja, në kulturën perëndimore.

Disa njërëz vendosin të heqin, të gjitha qimet e tyre në Pubis ndërsa të tjerat zgjedhin variantin e heqjes, jo të të gjitha qimeve por vetem në disa zona, sic është në pjesën e brëndshme, të kofshëve ose mbi Vagine. Disa të tjera e modifikojnë që ta zbukurojnë, kohë pas kohe, zonën Pubike.

Pastrimi i zonës pubike mundet gjithashtu të varet nga disa rrethana të tjera, sic është në rastet kur shkon për tu vizituar tek doktori ose në rastet kur shkon me pushime (vacation).

Në 2016, JAMA e Dermatologjise (USA), publikoi një studim, i kryer në gratë, me banim në USA, në pastrimin (larjen dhe fshirjen) e qimeve, në pubis. Në këtë studim u morën 3.316 gra midis moshës 18-65 vjec.

Studiuesit gjetën: 84% u pergjigjën se ato i pastronin qimet e tyre ne pubis në disa momente të jetës pra jo regullisht. Pjesa më e madhe e këtyre grave ishin në moshë të re. Nga këto gra të cilat deklaruan se kishin bërë pastrim të këtyre qimeve, në zonen pubike, pothuajse gjysma e tyre deklaruan se këtë procedure e kryenin javore ose mujore.

Rreth ¾ e ketyre raportuan se pastrimin (heqien e qimeve në pubis) e kryenin mbi dhe rreth Vagines. Gjithashtu, 61% e këtyre grave kishin përdorur brisqe jo elektrike dhe 18% e tyre kishin përdorur gërshërë të zakonshme.

Informacioni për burrat është më i paket. Gjithashtu, një studim tjetër në 2015, i botuar në revistën e Mjeksisë Seksologjike Europiane (JSM), observoi pastrimin e qimeve të pubisit, midis 1.110 studentë/e (meshkuj & femra), në dy universitete, në USA. Rreth 195 e meshkujve deklaruan se ata zakonisht i hiqnin qimet në pubis, krahasuar me 50% të femrave.

Konkretisht, heqja e qimeve, në pubis, ndodhte rreth tre herë më shumë tek femrat sesa tek meshkujt. Gjithashtu, 22% e meshkujve raportuan shkurtimin e qimeve në pubis pra nuk i qethnin komplet kurse për gratë ky raport ishte 6%, (pra që i shkurtonin këto qime). Përmëtepër, 13% e meshkujve nuk i preknin asnjiherë këto qime. Gjithashtu edhe 4% e grave deklaruan, të njëjtën gjë.

Në ditët e sotme heqia e qimeve në zonën pubike është përgjithësisht një cështje stili dhe preference personale. Në praktikë, ky veprim nuk ka benefite specifike mjekesore.

Akoma, për më tepër njërëzit, të cilët zgjedhin variantin e heqjes së qimeve në pubis, janë të këshilluar që këtë procedurë ta bëjnë sa më të kujdesshme, për të mos patur komplikacione, te cilat i përmenda më sipër sic i ndodhi aktualisht futbollistit të Realit, Moskue, i cili nuk luajti para disa kohësh se kishte infeksion të rëndë, në zonën pubike, të shkaktuar nga depilimi në kushte jo normale, të zonës pubike.

MESAZHET PERSONALE:

  • Natyra cdo gjë e ka bërë me perfeksion.
  • Qimet në MONS PUBIS nuk janë si flokët që rriten dhe duhen qethur ose hequr fare (Zero).
  • Mos kujtoni se po nuk I hoqët këto qime, ato do rriten, e do zgjaten deri tek gishtat e këmbëve (Haaaaaaha).
  • Duke u nisur nga kjo dhe nga rastet e studiura arij në konkluzionin:
  • Qimet e Mons Pubis nuk duhet të hiqen, komplet;
  • Heqja komplet e qimeve në Pubis nuk paraqet asnji benefice për shëndetin;
  • Në kundërt, heqja e këtyre qimeve me metodat “barbare” që paraqita, më sipër, mund të shkaktojë infeksione, të mëdha, të cilat ju rrezikojnë jetën;
  • STAPHYLOCOCCUS Aureus është mikrobi më i rrezikshëm dhe më i kollajtë për tju infektuar (ndodhet në lëkurë) që ju shkakton infeksione invazive, purulente dhe më e keqja shkakton gjëndje SEPTIKE dhe më keq akoma që po kaloj në gjak, ju rrezikon edhe jetën deri në vdekje. (Në USA, në 2017, vdiqën rreth 20.000 persona nga 119.000 të infektuar me Staphylococcus aureus, i futur në gjak (Bloodstream infections).
  • HUMAN PAPILOMA VIRUS (HPV) që është virusi më i rrezikshëm dhe i vetmi virus seksualisht transmetueshëm, i cili shkakton kancer të organevv (Cervix I qafës mitres, Vaginës, Penisit, Fytit) mund të transmetohet, me lehtë kur lëkura, në pubis është dëmtuar nga metodat, “macabre” që përdoren për depilimin e qimeve, të Pubisit.
  • HERPES SIMPLEX është edhe ky virus që mund të infektoheni, në rastet kur ju dëmtoni lëkurën gjatë depilimit.
  • Infeksionet purulente të rrënjës së qimeve janë shumë të zakonshme, rutinë, mbasi depiloheni.
  • Zgjidhni (vini në peshore) më mirë depilim me infeksione deri në marrje jete apo të mos depiloheni.
  • Natyrisht vetëm të mirmbahen si një “Pyll” i shënjtë.
  • Njërëz mos dilni, kurrë, kundra “NËNËS Natyrë.”
  • Njërëzit kanë rrezikuar jetën dhe kanë humbur jetën sa herë kanë dalë kundra “Nënës Natyrë.”
  • Për tju përforcuar mrekullinë e qimeve në MONS PUBIS po ju citoj se cfar gjeniu:
  • NAPOLEON BONAPARTI i shkruante në letër JOZEFINËS (gruaja, e dashurisë së vetme, të jetës së tij), kur ishte larg saj, në luftë:
  • “TË TË PUTHË 100 HERË NË FAQE, 1000 HERË NË GJOKS dhe PASTAJ TË VAZHDOJ POSHT E MË POSHTË DERISA MË DEL NJË PYLL; I ZI; I VOGËL QË ATË E DUA MË SHUMË SE CDO PJESË E TRUPIT TËND.”

*SEXOLOG & UROLOG
* PRESIDENT I A.U.S.A. “MAKSUT DRASA”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al