14 Nëntor, 2019

Dënohet me 4 vite burg reperi i njohur, u kap me armë (Foto)


Ai është reper i famshëm në Amerikë dhe karriera e tij po shënon rritje gjithnjë e më shumë. Por duket se me drejtësinë nuk i ka punët mirë Kodak Black.

Ai është dënuar me 4 vjet burg për armëmbajtje pa leje. Në fakt dënimi maksimal për të do të ishte 10 vjet.

Black u arrestua pak përpara performancës në festivalin Rolling Loud në Miami në maj. Mbi të rëndëon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe një prej armëve që ai mbante, ishte përdorur për një tentativë vrasjeje pak muaj më parë.

“Pasi gjykata aprovoi të gjitha faktet dhe rrethanat e ngjarjes, si edhe punën bamirëse që Bill ka bërë ndër vite, gjykata kundërshtoi kërkesën për dënimin e tij me 96 muaj, duke e dënuar me 4 vjet,”-tha avokati i reperit Bradford Cohen.

Këngët e tij “Tunnel Vision” dhe “Zeze” kanë arritur në Top 10 Billboard, ndërsa albumi i tij i tretë “Dying to Live” zuri vendin e parë në dhjetor të vitit të kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al