5 Nëntor, 2018

Demi Lovato kapet mat me të dashurin e ri


Në fund të muajit korrik, këngëtarja e famshme Demi Lovato u gjet pa ndjenja pas një mbidoze droge.

Ndërkohë muajin e kaluar ajo përfundoi 90-ditëshin e saj në qendrën e rehabilitimit. Por Demi nuk ka festuar vetëm për këtë.

Mesa duket ajo ka edhe një arsye tjetër për të qenë e lumtur. Ajo është fotografuar duke mbajtur dorën me dizajnuesin Henry Levy, në një restorant sushi në Beverly Hills.

TMZ shkruan se Demi dukej e kthjellët dhe shkëlqyeshëm, ndërkohë që shoqërohej nga 27-vjeçari, i cili themeloi markën “Enfants Riches Deprimes” në 2012-n dhe njihet me emrin Henri Alexander.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al