16 Tetor, 2021

Del në ankand mikroskopi 200 vjeçar i Charles Darwin-it, vlera marramendëse që pritet të shitet


Mikroskopi, që Charles Darwin i dha djalit të tij, Leonard dhe i cili ka qenë në familje për gati 200 vjet, do të dalë në ankand në muajin dhjetor dhe pritet të arrijë një vlerë prej 480 mijë dollarësh.

darwin2

Instrumenti është projektuar nga Charles Gould për firmën Cary rreth vitit 1825 dhe është një nga gjashtë mikroskopët e mbijetuar të lidhur me një shkencëtar britanik, sipas shtëpisë së ankandeve të Christie.

Data e prodhimit të tij përkon me kohën kur Darwini studioi zoofitet, organizma të tillë si koralet dhe anemonët e detit, raporton reuters.

“Është tepër e mërzitshme të shikosh këtë dhe të shohësh botën mikroskopike që Darqini do të kishte parë në vitet 1820 dhe 30”, tha James Hyslop, kreu i Departamentit të Instrumenteve Shkencorë, Globes dhe Historisë Natyrore të Christie.

Darvini botoi veprën pioniere “Për origjinën e specieve” në vitin 1859. Mikroskopi do të ofrohet në ankandin e Librit dhe Dorëshkrimeve me vlerë të Christie’s më 15 dhjetor. Kostoja fillestare vlerësohet të kap shumat prej 350 mijë dollarë.

darwin 4 darwin darwin 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al