28 Janar, 2022

Deklaroi se ishte biseksual, habit ish-konkurrenti i Për’Puthen: S’janë normale në sytë e Zotit! Nuk do doja që fëmija ime të bëhej si unë! Revoltohet aktivistja e LGBT


Ish-konkurrenti i sezonit të kalur të Për’Puthen, Graciano Merko mori vëmendje të madhe pasi rrëfeu historinë e jetës së tij dhe orientimin e tij se ishte biseksual. Rrëfimi i tij bëri shumë bujë dhe pati shumë komente negative. Së fundmi ai ka folur përsëri rreth orientimit të tij seksual dhe mënyrës se si duhet parë, duke marrë shkas nga deklarata e Papa Françeskut, i cili iu bëri thirrje prindërve “të mos i ndëshkojnë fëmijët homoseksualë”.

graciano-

I ftuar në “Ftesë në 5”, ish-konkurrenti tregoi se ka qenë minoren në moshën 16 vjeçare kur ka kuptuar që ishte biseksual dhe se e ka nisur këtë gjë në fillim për të ndihmuar familjen nga ana ekonomike. Për sa i përket “thirrjes” së Papa Françeskut, ai tregoi se atij nuk i duhet normale në sytë e Zotit madje shtoi se ai nuk do të dëshironte që fëmija i tij të ishte biseksual si ai.

“Më ndodhi një fatkeqësi familjare dhe më duhej të largohesha jashtë për të mbajtur familjen tim se më duheshin shumë para. Atje jam marrë me këto punë, shkoja me të dyja palët, sepse atje është e lejueshme, në Belgjikë dhe në Zvicër. E kam filluar në moshën 16 vjeçare. E bëra për të ndihmua familjen, por aty gjeta edhe veten time. Nuk mund ti detyrojmë dot të gjitha familjet që t’i pranojnë fëmijët e vet.

Prindërit e mi nuk kaë reagur keq, por prindëri sa do përpiqet që ta ndryshojë fëmijën, flasim realitetin sepse edhe unë po të isha normal do përpiqesha ta ndryshoja. Kjo nuk është një gjë normale, se as në Bibël askund, nuk shkruhet që është gjë normale. Zoti bëri Adamin dhe Evën nuk bëri Adamin dhe Adamin. Ty të duket normale kjo gjë që bëjëm ne? Këto gjëra nuk janë normale në sytë e Zotit. As unë s’e bëj vetë. Unë për vete tek fëmija im nuk do të doja kurrë që të bëhej kështu”, tregoi ish-konkurrenti i Për’Puthen.

graciano-pp

Deklarata e tij shkaktoi reagimin e aktivisten e komunitetit LGBT, Xheni Karaj, ku sipas saj orientimi i saj seksual është diçka normale dhe se prindërit e saj nuk e kanë pritur keq faktin se ajo është lesbike. Ajo kundërshtoi gjithçka të thënë nga përfaqësuesi tjetër i komunitetit LGBT, duke i konsideruar broçkulla.

Të qëndrojmë pak te tema se ai flet broçkulla lart e poshtë. E keni edhe ju fajin që i jepni hapsirë se duket që ka edhe probleme në perceptimin e gjërave.”, tha ajo.

xheni-karaj

I ftuar ishte gjithashtu, zëdhënësi i Kishës Katolike, Dom Mark Shtjefni i cili sqaroi fjalët e thëna nga Papa dhe shtoi se nuk gjykon personin, por gjykon aktin.

Kam pasur mundësi edhe herë të thera të shprehem rreth këtij argument. Ajo që Papa ka thënë sot quhen katekeza, dhe janë mësime rreth fesë që jua bën besimtarëve që mblidhen në mënyrë vullnetare. Papa Francesco bëri një diskutim të hapur jo diçka të shkruar. Ai ka thënë “kurrë mos me dënu një fëmijë”.

Ajo ç’ka Papa po kërkon është dënimi i qëndrimeve të tilla dhe jo lejimi i veprimtarive të tilla apo forma të tilla të homoseksulitetit në forma të ndryshme. Sot është shumë problem fakti i përdorimit të gjuhës. Sot menjëherë gjykohesh për një fjalë që mund të jetë edhe normale dhe të tjerët e marrin si anormale. Papa e ka thënë vazhdimisht që kush jam unë për të gjykuar. Ne nuk gjykojmë personin por ne gjykojmë aktin”

prifti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al