29 Janar, 2023

Fotot nga paparazzi/ De Biazi tipik shqiptar, dikur e urrente si huq, sot shijon kafenetë e Tiranës


Xhani De Biazi është padyshim trajneri më i dashur që Kombëtarja jonë ka pasur. Që në vitin 2011, kur ai mori skuadrën, bashkë me djemtë ai u shndërrua në një ndër emrat më të dashur jo vetëm nga sportdashësit. E tashmë, Xhani është një shtetas shqiptar, ndaj edhe si i tillë e ka marrë tashmë huqin e tyre.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë trajneri të ulur në një nga kafet e kryeqytetit, ku bashkë me miqtë e tij ka qenë shumë i përfshirë në bisedë dhe në dukje po e shijon këtë kohë. Misteri, duket se po sqaron diçka në telefonin e tij miqve, që janë bërë kuriozë për të parë çfarë De Biazi po i tregonte. Tashmë që angazhimi i tij me kombëtaren ka mbaruar, të paktën si trajner, De Biazi po shijon “traditën” shqiptare, kohën e gjatë në kafe. Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi gjithnjë e ka një sy e një vesh nga Shqipëria.

Ai ndjek me vëmendje gjithçka ndodh dhe sigurisht që kombëtarja kuqezi zë një vend të veçantë në kohën e tij. Italiani në një intervistë kohë më parë ka folur edhe për shqiptarët, duke kritikuar ndoshta jo direkt këtë huq tonin. “

Nuk besoj se kam marrë vese në këto vite, gjithmonë kam ruajtur mënyrën time të të qenurit. I kujdesshëm në zhvillimin e punës sime me sinqeritet dhe impenjim të vazhdueshëm, duke kërkuar edhe mënyrën për të transferuar mendimin tim te personat dhe te futbollistët, me të cilët unë kisha raporte miqësie apo pune. Një gjë që më ka çmendur gjithmonë është humbja e kohës kot. Unë gjithmonë kam luftuar për ta ndryshuar këtë gjë, që bën pjesë të një farë mentaliteti ku “nga shteti varet gjithçka…”, shprehej De Biazi në intervistë vite më parë. Por, duket se tashmë është familjarizuar disi me rregullat dhe rutinat e shqiptarëve, aq sa duket totalisht një shqiptar i vërtet, teksa kalon kohën i relaksuar në kafe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al