16 Prill, 2018

Dasma e tretë për aktorin e njohur, martohet me të dashurën 33 vite më të re


Aktori i famshëm i “Hollywood”-it Richard Gere është duke planifikuar që të martohet me të dashurën e tij spanjolle, Alejandra Silva, muajin që vjen.

Ylli i filmit “Pretty Woman” ka 3 vite në lidhje me bukuroshen 35-vjeçare. Gazeta spanjolle ABC, e cila ishte e para që zbuloi lidhjen e çiftit, ka shkruar se dasma do të bëhet në Uashington më 5 maj.

Bëhet fjalë për një ceremoni shumë private ku do të marrin pjesë vetëm njerëz të afërt.

Ndërkohë kujtojmë se 68-vjeçari është martuar edhe dy herë të tjera, njëherë me Cindy Crawford nga viti 1991 deri në 1995 dhe pasi është ndarë është martuar më vonë me aktoren Carey Lowell nga viti 2002 deri në vitin 2013, nga kjo martesë ka lindur edhe djali i tij Homer i cili është 18-vjeç.

Por sipas mediave ndërkombëtare, edhe për Alejandrën kjo nuk do të jetë martesa e parë pasi ajo ka mbyllur një marrëdhënie me ish-bashkëshortin e saj Govind Fridland nga e cila ka lindur një djalë.

Ndërkohë lajmi për një martesë të mundshme kishte filluar të qarkullonte dhjetorin e kaluar kur Alejndra u pa me një unazë diamante në dorë.

Aktivistja e të drejtave të njeriut  i tha revistës “HOLA” në vitin 2016 se kur njohu Richard Gere jeta e saj ka ndryshuar dhe se a i ka dhënë kuptim jetës së saj.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al