19 Maj, 2017

“Daily Mail” fotografon biznesmenin e njohur shqiptar, Fatmir Hysenbelliu me Pamela Anderson në Miami


Biznesmeni i suksesshëm shqiptar, Fatmir Hysenbelliu, është fotografuar nga paparacët e britanikes “Daily Mail” me aktoren dhe njëkohësisht modelen e njohur amerikane Pamela Anderson, duke dalë nga hotel Faena dhe duke hipur në një makinë Range Rover, në Miami Beach të dielën.

Disa ditë më parë, Hysenbelliu dhe Anderson kanë qenë në një darkë të përbashkët dhe ishte vetë ylli i shoubiz ajo që postoi në Instagramin e saj një foto nga kjo darkë përkrah ish-futbollisitit shqiptar.

Për më tepër, Hysenbelliu është bërë shumë shpejt ndër personat e paktë që Anderson ndjek në rrjetet sociale që pas këtij takimi. Sigurisht që kjo foto është shpërndarë me shpejtësi dhe ka bërë mjaft jehonë në mediat mbarëshqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al