1 Shtator, 2017

Çmenduria kineze, treni supersonik me 4000 km/orë


Kina, e cila dallohet për risitë e saj teknologjike dhe shpikjet inovatore në këtë fushë, njofton se tashmë po planifikon të ndërtojë një “tren fluturues”, i cili parashikohet të arrijë deri në 4000 km/orë. “Treni fluturues”, i cili do të përdoret për transport pasagjerësh, do të udhëtojë përmes një tubi vakum duke përdorur ngritjen në ajër me anë të fushës magnetike.

Nëse projekti përfundon sipas planeve, ky super tren mund të lëvizë 4 herë më shpejt se trenat komercialë dhe 3 herë më shpejt se shpejtësia e zërit. E pabesueshme eh…! Epo jetojmë në shekullin e teknologjisë ku duket se gjithçka është e mundur, apo jo …?!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al