20 Shkurt, 2022

“Çkemi mami, jam unë”/ Skema e mashtruesve të Whatssap-it për të vjedhur para nga prindërit


Një trend i quajtur “mashtrimi i mamit dhe babit” nëpërmjet aplikacionit Whatsapp, është kthyer në shqetësim për përdoruesit. Mashtimi ka të bëjë me disa hacke-ra të cilët u dërgojnë mesazhe familjarëve, duke i bërë të besojnë se po shkëmbejnë mesazhe me të afërmit e tyre.

8688

Hacker-at përpiqen të komunikojnë me prindër, duke iu kërkuar para në mënyrë emergjinte ndërsa shtiren si fëmijët e tyre.

Instikti prindërori iau ka bërë punën ëmë të lëhtë kriminelëve të cilët kanë përzgjedhur këtë grup për të mashtruar.

Mesazhi që dërgohet në WhatsApp:

“Hi mami. Jam unë, por më është thyer telefoni. Do përdor këtë numër derisa të marr një të ri.”

 Kur prindi nuk ka dyshime se po flet me fëmijën, biseda kalon në situatën e emrgjencës.

 Skema e mashtrimit funksionon me mesazhe të tilla si problemet me llogarinë bankare dhe justifikimet se do t’i kthejnë borxhin brenda pak ditëve.

1080

Nga ky lloj mashtrimi vetëm në Angli mendohet të jenë vjedhur £50,000 nga gushti deri në tetor të vitit të kaluar.

Ekspertët thonë se është lehtë për ta të kenë lista të dhënash me emra, numra telefonash, ditëlindje apo rrjete sociale të njerëzve të ndryshëm. Ata shtojnë se mashtruesit janë gjithashtu të aftë për të luajtur me psikologjinë e prindërve duke nisur mesazhin me “çkemi mami”.

Si duhet vepruar në një situatë të ngjashme? 

“Ndalo. Mendo. Telefono.”, quhej fushata e lançuar nga Whatsapp vitin e kaluar.

Nëse merrni një mesazh urgjent nga një numër i panjohur i cili ju kërkon para, telefonojeni para se të bëni veprime bankare. Nga ana tjetër mund kërkojini numrit të panjohur që ju shkruan t’ju dërgojë një mesazh zanor për t’i dëgjuar zërin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al