20 Nëntor, 2018

Çifti i njohur i jep fund lidhjes në prag të dasmës, 33-vjeçari kërkon mbrapsht unazën 2 milionë dollarësh  


Paris Hilton dhe Chris Zylka i kanë dhënë fund fejesës. “Just Jared” ka cituar një burim pranë çiftit, i cili ka thënë se dyshja hoqi dorë nga martesa dhe tashmë janë fokusuar vetëm te karriera.

“Ata u ndanë dhe hoqën dorë nga martesa në fillim të muajit nëntor. Marrëdhënia e tyre u bë e padurueshme pas dy vitesh së bashku. Paris do të fokusohet te marka e saj, ndërsa Chris do t’i rikthehet aktrimit dhe artit”, ka thënë burimi.

Ndërsa TMZ shkruan se Chris Zylka do që Paris t’i kthejë unazën e fejesës me vlerë 2 milionë dollarë, pasi 37-vjeçarja është shprehur se gjërat mes tyre kanë marrë fund.

Gjithashtu TMZ vijon shkrimin duke thënë se 33-vjeçari e ka marrë me ulje çmimi unazën, duke qenë se argjendari ku është blerë ajo dhe Paris kanë një marrëdhënie të ngushtë.

Ndërkohë kujtojmë se ata u njohën në vitin 2017 dhe dukeshin të pandashëm në tapetin e kuq. Paris dhe Chris u fejuan në fillim të vitit 2018 në Aspen dhe deklaruan se do të organizonin një dasmë madhështore në vjeshtë.

Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ata i kishin planifikuar. Pak javë më parë, që të dy njoftuan se ishin shumë të zënë me karrierën dhe nuk e planifikonin dot dasmën për këtë vit. Tashmë rezulton se shkak paska qenë mosmarrëveshja mes tyre.


Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al