28 Janar, 2022

“Gati për një kapitull të ri”- Çifti i famshëm i telenovelave i japin fund lidhjesh pas 2 dekadash: Do të vazhdojmë të jemi familja e bukur


Aktorët e famshëm të telenovelave meksikane, William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

WILL-LEVY-ELISABETH

Ka qenë vetë aktori  William Levy që ka bërë publik lajmin në një postim në Instagram, ku shkruan se kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies prej 2 dekadash. Por ylli meksikan sqaroi se “do të vazhdojnë të jenë një familje e bukur dhe prindër të mirë për fëmijët e tyre”.

“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, shkroi aktori.


will-levy-stpry

41-vjeçari fshiu pas disa minutash statusin dhe publikoi një tjetër shkrim:  “Jam gati për kapitullin e ri në jetën time!”

william-levy

Nga ana tjetër, aktorja Elisabeth Guieterrez nuk ka bërë asnjë reagim publik dhe nuk dihet ende nëse aktori mund të ketë rënë pre e hakerëve apo deklarata është e vërtetë, shkruajnë mediat spanjolle.

William-Levy-announces-his-separation-from-Elizabeth-Gutierrez-through-social

Për publikun shqiptar Elizabeth Gutiérrez u bë e njohur me rolin e Analia-s në serialin “El rosto de Analia”. Nga ana tjetër, William Levy ka luajtur në shumë seriale spanjolle të transmetuara edhe në vendin tonë dhe padiskutim vijon të jetë një ndër aktorët më seksi të telenovelave meksikane.

ANALIA

william-levy-actor-b

LEVY-FAMILY

LEVY-ELISABETH

WILL-ELISABETH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al