23 Tetor, 2020

Çfarë të bëni që make up-i të qëndrojë pa u fshirë edhe poshtë maskës? Ja pesë mënyra të thjeshta


Tani që maska është një nevojë, por edhe detyrim për disa njerëz, duhet të përshtatemi.

make up (1)

Një problematikë që haset nga vajzat dhe gratë është qëndrimi i make up-it poshtë maskës. Gjatë mbajtjes së saj, fondatina dhe buzëkuqi fshihen, duke bërë që maska të ndotet më shpejt, sipas “Glamour”.

Do të gjeni këtu disa mënyra që do ju ndihmojnë në përditshmëri.

– Nëse përdorni një fondatinë kremoze, këshillohet që sipër saj të vendosni pudër pluhur ose të presuar, në varësi të llojit që mund të keni. Kjo bën qqë make up-i të qëndrojë më gjatë dhe të duket më mat.

make up (3)

– Një tjetër problem janë buzët. Edhe pse mbajtja e maskës është më e shpeshtë tani, përsëri në momentin që e heqim në lokal apo restorant, duam që buzët të na duken bukur. Sugjerohet që të përdorni buzëkuqin mat. Qëndron gjatë dhe nuk lëshon shenja poshtë maskës.

make up (2)

– Por nëse për ju janë më praktikë buzëkuqët kremozë dhe me shkëlqim, e kemi një zgjidhje dhe për këtë. Mund të aplikoni pudër transparente pas aplikimit të buzëkuqit. Do të bëhet pak më mat dhe do të qëndrojë më gjatë.

make up (1)

– Gjithashtu një produkt që po shtohet në çantat e vajzave është make-up fixer-i, i cili ndihmon për qëndrim më të gjatë të gjithë produkteve që përdorni në fytyrë.

make up (1)

– Përdorni sfungjerin për të aplikuar pudër pluhur. Kjo ju ndihmon, sepse sa më shumë pudër pluhur të vini, aq më shumë do të qëndrojë make up-i në lëkurën tuaj. Përdoreni sfungjerin pasi të keni aplikuar korrektorin, sepse do të përzihen bashkë dhe do të krijohet një masë më e qëndrueshme.

make up (2k)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al