17 Gusht, 2022

Çfarë po ndodh mes Fifit dhe Adis Patushit? Këngëtarja habit me postimin e fundit për dashurinë (FOTO)


Filloreta Raçi, e njohur thjesht si Fifi, dhe Adis Patusi kanë qenë mjaft të përfolue në media që kur dolën publikisht me romancën e tyre.

Pavarësisht kritikave dhe reagimeve nga ndjekësit në rrjetet sociale, dyshja vijuan ta jetojnë dashurinë e tyre në sy të publikut duke ndarë shumë momente së bashku.

Së fundmi këngëtarja ka ripostuar një shkrim në Instastory që tregon se “çfarë është dashuria” sipas saj.

“Kjo pra na qenka dashuria, të kesh dikë që të pret, dikush që nuk dorëzohet në ty, dikush që nuk largohet pas disa gabimeve, dikush që të do sado që ta largosh. Por ky person sot shumë rrallë ekziston”- thuhet në postim, në të cilin Fifi shton: “Shumë rrallë e ndoshta dhe hiç (fare)”

Nuk mund të thuhet nëse ka një krizë mes saj dhe Adisit, nisur nga ky postim, pasi dyshja vijojnë të ruajnë postimet e përbashkëta në rrjetet sociale ku dhe ndjekin njëri-tjetrin.

Në një intervistë të dhënë kohët e fundit, Fifi e cilësoi Adisin si “dashurinë e saj”.

 “Kam menduar por tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. E kam për herë të parë. Adisi më ka bërë të vlereësoj veten, më ka bërë të kuptoj vlerën time si njeri dhe si femër. Në dtiën e parë që e kam takuar kam thënë që “si është i duhuri.”- u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike.

Këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e modeles së njohur Adriola Dushit, gjatë një koncerti të sajin. Fifi u puth me Adisin para të gjithë publikut dhe videoja e tyre qarkulloi kudo në rrjet.

© Panoramaplus.al