19 Korrik, 2022

Çfarë po ndodh me sensacionin e momentit? Shefi i sigurisë së TikTok jep dorëheqjen


Rrjeti më i përdorur i momentit, po përjeton një krizë. Bëhet fjalë për TikTokun, ku shefi i sigurisë globale të këtij rrjeti do të largohet nga detyra e tij. Roland Cloutier ka hequr dorë nga roli i tij i rëndësishëm, ndonëse do të vazhdojë të qëndrojë në kompani, shprehet në faqen zyrtare.

Profiles In Cybersecurity: Roland Cloutier, Chief Security Officer, ADP

“Me njoftimin tonë të fundit në lidhje me ndryshimet e menaxhimit të të dhënave në SHBA, është koha që unë të kaloj nga roli im si “Kryeshefi i Sigurisë Globale” në një rol këshillues strategjik duke u fokusuar në ndikimin e biznesit të programeve të sigurisë dhe besimit, duke punuar drejtpërdrejt me (CEO) Shou. , (VP i ByteDance i Teknologjisë) Dingkun dhe drejtues të tjerë të lartë,” shkroi Cloutier në memo.

Sidoqoftë, TikTok ka riorganizuar ekipin e tij global të sigurisë. Roland Cloutier i cili i ishte bashkuar kompanisë që nga viti 2020, me 2 shtator do të largohet zyrtarisht nga detyra e tij.

Gjatë muajit qershor, TikTok bëri me dije se ka filluar që të dhënat e amerikanëve t’i dërgoi në serverët e Oracle për të shuar frikën se shteti kinez, ku edhe ka bazën ByteDance, kompania mëmë e TikTok, ka qasje të pakufizuar në këto të dhëna.

Drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Cheë dhe zëvendës drejtori për teknologji i ByteDance Dingkun Hong tha se ndryshimi vije si një mënyrë për të “pakësuar shqetësimet në lidhje me sigurinë e të dhënave të përdoruesve amerikan”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al