9 Shtator, 2017

Çfarë nuk u pa në 20 -vjetorin e “Opinion”


Dy ditë më parë Blendi Fevziu organizoj një transmetim maratonë të emisionit “Opinion” në kuadër të 20-vjetorit të krijimit të tij.Në këtë natë pati shumë të ftuar, nga politika, arti, showbizi dhe figura të njëra të njohura, të cilët “parakaluan” në Sheshin Nënë Tereza. Por çfarë nuk u pa në këtë mbrëmje?!

Paparaci i  “Panorama” ka shkëputur disa nga momentet më pikate gjatë kësaj mbrëmjeje, e cila bëri bashkë shumë personalitet dhe fytyra të njohura për publikun.

 

Genc Ruli e mban Ramën me të dyja duart

Në mbrëmjën e 20-vjetorit të emisionit “Opinion” kishte shumë të ftuar, nga politika, gazetaria, televizioni dhe arti. Natyrisht ishte shumë interesante të shikoje kush bisedonte me kë. Kurioziteti më i madh ishte se me kë bisedonte Kryeministri Edi Rama, nëse mbante distancë nga kundërshtarët e tij politikë, apo jo.

Paparaci ynë ka kapur një moment ku Genc Ruli, i cili nuk do të jetë sivjet deputet i Parlamentit të Shqipërisë, e ka kapur Ramën nga të dyja duart, jo nga njëra. Ruli, tashmë që është distancuar nga PD, mesa duket është më i qetë për t’u sjellë siç do vetë.

 

 

Shkrihen akujt mes Taulantit dhe Albanës

Festat janë edhe një moment i mirë për të biseduar në mënyrë informale, sidomos për politikanë të kraheve të ndryshme politike.Mbase në Parlament nuk janë kaq të qeshur me njëri-tjetrin, por në festën e Fevzos, Albana Vokshi dhe Taulant Balla bisedonin tërësisht të relaksuar.

 

Ka diçka që nuk shkon me buzëqeshjen e Vlahutin

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, zonja Vlahutin, është bërë një personazh mediatik, aq sa rrallë mund të ketë ndodhur me paraardhës të saj, që kanë mbajtur të njëjtin post.

 

Vetingu e bëri atë shumë protagoniste në jetën politike, sa na duket sikur ka qenë gjithmonë aty, si pjesë e jona. Ajo njihet edhe për natyrën e saj informale dhe bisedat e lirshme, sidomos me Ramën. Por, në buzëqeshjen e saj ka një problem të vogël. Hijeshinë ia prish një dhëmb, i cili është pak më i vogël se të tjerët.

 

Laura Varpsi rikthehet në superformë

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, LauraVorpsi, ka pak muaj që është bërë nënë. Ajo është tërhequr për momentin nga jeta politike, nuk shihet shumë në selinë e PD-së ku ishte caktuar si kordinatore dhe po i përkushtohet bebit. Por nuk mungoi në 20-vjetorin e emisionit “Opinion”, ku duket në superformë dhe në krah të bashkëshortit të saj, biznesmenit të suksesshëm Theodhori Cami.

 

Jonida guxon me një veshje shumë seksi

Jonida Vokshi, imazhi i “Digitalb” prej shumë vitesh, vajza me buzëqeshjen më të ëmbël dhe gati fëmijënore, na ka habitur me veshjen e saj te festa e “Opinionit”.Dukej sikur sapo kishte dalë nga dhoma e gjumit, por i shkonte shumë, duke e treguar shumë seksi.

 

Manjola Nallbani në superformë

Festa e 20-vjetorit të “Opinionit” ishte, ndër të tjera, edhe një paradë e vërtetë mode. Vajzat e bukura të ekranit ishin impenjuar për të dhënë maksimumin. Megjithatë, ishte një zonjë aty që eklipsonte edhe moshat më të reja me trupin e saj të përkryer dhe veshjen e bardhë gjithë sharm. Ajo është këngëtarja e famshme, Manjola Nallbani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al