20 Nëntor, 2018

Çfarë ndodhi me “Facebook” dhe “Instagram”? Përdoruesit ankohen se nuk mundnin të…


Për minuta të tëra, “Facebook” dhe “Instagram” kanë patur shkëputje të herëpashershme që nuk lejonin disa përdorues që të vijonin normalisht “punën” e tyre në këto dy rrjete sociale.

Lidhur me këtë problem, përdorues të shumtë janë shprehur se drejtimi për në faqen kryesore të “Facebook”-ut tregonte vetëm një mesazh “shërbimi i padisponueshëm”. Njëkohësisht ata patën probleme edhe me publikimin e videove apo fotove.

Gjithashtu edhe përdoruesit e “Instagram”-it zbuluan se shërbimi i uebit nuk hapej, megjithëse aplikacioni duket se po funksiononte.

Ndërkohë ende nuk është e qartë nëse dy ndërprerjet ishin të lidhura, edhe pse ato janë të dyja pjesë e rrjetit të gjerë të kompanive të “Facebook”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al