23 Janar, 2022

Çfarë ndodhi? Beatrix mungon në emision/ Dojna Mema bën lajmërimin e papritur: Është në gjendje të ngarkuar psikologjike…


Moderatorja, Dojna Mema, ka bërë të ditur se Beatrix Rmosaj nuk do të ishte pjesë e emisionit për shkak të gjendjes së saj të rënduar emocionale dhe pikologjike.Siç është bërë edhe zakon tashmë, çdo banor i cili eleminohet nga “Big Brother VIP” gjatë javës, ftohet në “FanClub” për të folur rreth eksperiencës së tyre brenda shtëpisë më të famshme në shqipëri.

Të ftuar ishin Dj Dagz dhe Xheisara Frisku, të cilët treguan rrugëtimin dhe përjetimet e tyre në “BBV”. Prezantuesja e emisionit, Dojna Mema tregoi se Beatrix nuk do të ishte e pranishme në studio për shkak të ‘gjendjes së saj të rënduar psikologjike’.

Gjithashtu ajo bëri të ditur se këngëtarja ‘do të vijë në emison në momentin kur do të ndihet gati për të folur rreth eksperiencës së saj’.

“Në këtë program vijnë ekskluzivisht të gjithë të larguarit e shtëpisë së “Big Brother VIP” por këtë herë nuk ka ndodhur, unë do të tregohem e sinqertë me ju për arsyet, ne kemi folur me Trixën e cila është në gjendje  të ngarkuar emocionale dhe psikologjike, kështu që në mirëkuptim të plotë nga ana e “FanClubi”-it, ne do ta shtyjmë takimin me Trixën kur ajo të ndihet vërtet gati për tu përballur me “FunClub” dhe sigurisht që i dërgojmë një përqafim të ngrohtë nga kjo studio sepse realisht ne jetomë në një vend të vogël por me një gjykim shumë të madh”.

Që mbas daljes nga “Big Brother VIP”, Beatrix nuk ka bërë ende asnjë reagim në rrjetet e saj sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al