22 Shkurt, 2021

Çfarë ndodh me ju nëse bëni shumë seks? Faktet i argumenton shkenca

Askush nuk e ka mohuar se seksi është më shumë në tru, por fati ynë është që ky fakt nuk është gjithmonë gjë e keqe. Gjatë një akti seksual, trupi dhe truri komunikojnë më shumë dhe më mirë me njëri-tjetrin, shkruan “Cosmopolitan”.

Këtu do të gjeni disa fakte që shkaktohen nga një jetë e shëndetshme seksuale.

  1. Një orgazmë në ditë mban larg mjekun.

Studimet kanë provuar se nga seksi përfitimet shëndetësore janë të panumërta. Nëse nuk shkon në palestër çdo ditë, atëherë zëvendësoje atë me seks të rregullt. Seksi përmirëson gjumin, forcon muskujt dhe i tonifikon ata, madje edhe ul ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

  1. Të afron më shumë me partnerin.

Seksi është fizikisht dhe emocionalisht mjaft intim. Gjatë orgazmës, trupi prodhon shumë oksitocinë, hormoni që nxit më shumë lidhjen mes njerëzve. Përveç aktit biologjik, seksi forcon ndjenjat që ke për partnerin dhe e bën lidhjen emocionale edhe më të fortë.

  1. I jep shkëlqim lëkurës.

Kush e dinte se seksi mund të të bëjë më të bukur? Mjekët thonë se shkak për këtë është fakti që seksi rrit qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, shton oksigjenin në lëkurë, duke e bërë atë më të ndritshme dhe të shkëlqyeshme.

  1. Rrit vetëvlerësimin.

Marrëdhënia e rregullt seksuale ka të bëjë me tërheqjen fizike, e cila të bën të ndihesh më mirë, më e dëshiruar dhe më e veçantë. Të gjitha këto janë pika të rëndësishme për të rritur vetëbesimin. Nëse ti ndihesh mirë, njëlloj do të jetë edhe për partnerin.

  1. Seksi largon tensionin.

Gjatë aktit seksual, trupi lëshon endorfinë, që ndihmon në largimin e tensionit, jep qetësi dhe të ndihmon të ndihesh më e qetë dhe e lumtur. Më pak tension në trup do të thotë më pak tension në marrëdhënien tuaj dhe më shumë kohë për të shijuar njëri-tjetrin.

  1. Orgazma të bën më të zgjuar.

Studimet kanë treguar se orgazma përmirëson qarkullimin e gjakut dhe vë në lëvizje të gjitha pjesët e trurit.