15 Shtator, 2021

Çfarë e shkakton paralizën e gjumit dhe pse është kaq e frikshme? Mjekët këshillojnë të… Ja nga çfarë duhet të keni kujdes


Me siguri keni dëgjuar për paralizën e gjumit ose mund edhe ta keni kaluar vetë, duke qenë se është relativisht e zakonshme.

gjumi

Rreth një në 12 persona e përjetojnë paralizën e gjumit të paktën një herë në jetën e tyre, sipas “Fondacionit të Gjumit”, raporton “The Sun”.

Por për disa paraliza e gjumit mund të kthehet në një problem që përsëritet herë pas here dhe mund t’i parandalojë ata të flenë nga frika.

Pse është e frikshme paraliza e gjumit?

Paraliza e gjumit është e frikshme, sepse nuk mund të bëni asgjë kur ajo ndodh dhe mund të shoqërohet me një sërë ndjesish të tmerrshme që ju duken sikur po i shihni në ëndërr.

Truri juaj është i ndërgjegjshëm, por trupi nuk është në gjendje të lëvizë. Njerëzit përjetojnë ndjenjën e pamundësisë për të folur dhe ndjenjën e mbytjes. Ata gjithashtu mund të kenë halucinacione, të cilat në shumicën e rasteve kanë të bëjnë me praninë e një personi të rrezikshëm në dhomë.

Paraliza e gjumit përshkruhet nga “Fondacioni i Gjumit si një “humbje e shkurtër e kontrollit të muskujve, e njohur si atonia, që ndodh menjëherë pasi flini ose zgjoheni”.

Kjo shkakton simptoma shqetësuese. Zakonisht, kur jemi në gjumë, ne nuk jemi të vetëdijshëm për paaftësinë tonë për të lëvizur (atonia). Por gjatë paralizës së gjumit, ne na duket sikur po shohim një ëndërr, ndonëse jemi të vetëdijshëm se nuk mund të bëjmë asgjë.

Çfarë e shkakton paralizën e gjumit?

Nuk ka ndonjë shkak të njohur për paralizën e gjumit. Ajo ndodh më shpesh tek njerëzit që kanë probleme si:

Pagjumësia – kur njerëzit e kanë të vështirë të flenë dhe prandaj janë gjithmonë të lodhur

Narkolepsianjë gjendje afatgjatë që e bën një person të bjerë në gjumë papritmas

Apnea e gjumitnjë gjendje që kufizon rrugët e frymëmarrjes ndërsa një person fle, duke shkaktuar gërhitje dhe simptoma të tjera

Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), ose njerëzit që janë abuzuar vazhdimisht si fëmijë ose kanë përjetuar trauma të tjera

Çrregullimi nga ankthi i përgjithshëm

Çrregullim nga paniku

Ndalimi i ilaçeve kundër depresionit

Gjithashtu, ju mund të vuani nga paraliza e gjumit edhe në rast se njërit nga anëtarët e familjes i ndodh e njëjta gjë.

Mjekët thonë se duhet të shkoni tek mjeku kur ndjeni ankth në momentin që duhet të flini ose nëse jeni të lodhur gjatë gjithë kohës për shkak të tij. Ju gjithashtu mund të shkoni tek një specialist i gjumit, i cili mund t’ju ndihmojë me ilaçe kundër depresionit.

Mjekët këshillojnë që të mos hanimë shumë ushqim seç keni nevojë, të qëndroni larg pirjes së duhanit, pirjes së alkoolit ose kafeinës para gjumit, stërvitjes brenda katër orëve para gjumit ose fjetjes me shpinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al