12 Nëntor, 2018

Çfarë duhet t’i hedhim pas, kur martohet një çift? Ndoshta këpucë… Ja disa rite në vende të ndryshme të botës


Çfarë po hedhin mbrapa makinës së nuses dhe dhëndrit? Në ditët e sotme hedhja e një këpucë ngjan si fyerje, por kjo nuk është mënyra se si e shohin të sapo martuarit në ditët e sotme. Tani hedhja e këpucëve nuk është vetëm një akt politik.

Sipas sociologut James Crombie, shumë kohë më parë, hedhja e këpucëve kur çifti del nga shtëpia ishte një rit i zakonshëm i martesës. Sociologu ka mbledhur shumë fotografi dasmash që kanë vërtetuar këtë rit përpara shumë viteve. Sipas tij, ky ka qenë një rit që prej vitit 1895.

“Përcjellja e çiftit me këpucë të vjetra, në kohën që dalin nga kisha është një zakon që ne të gjithë e njohim dhe në të cilën shumë prej nesh kanë marrë pjesë”, thotë Combie.

Artikulli i tij është kundër çdo lloj politike dhe nuk ka të bëjë me asnjë proces politik që kemi njohur. Crombie adhuron tregimet e kohëve të kaluara dhe kështu ai pyeti rreth 24 çifte të moshuar për të vërtetuar se ky zakon i vjetër ka ekzistuar apo jo.

Crombie shkruan se në mbarë botën shumë njerëz kryejnë një praktikë që konsiston në hedhjen e diçkaje pas kur martohen. Në shumë vende kemi parë të hidhet oriz, por anglezët kanë qenë ndryshe.

Përderisa ne gjejmë zakonin e hedhjes së orizit ose drithërave të tjera, të përhapura në pothuajse në çdo vend, gjithashtu gjejmë hedhjen e këpucëve në ato pjesë të botës të banuara nga anglezët ose të ndikuar drejtpërdrejt prej tyre, si banorët e Transilvanisë dhe në disa fshatra të Indisë.

“Ky lloj riti sjell fat”, shkruan ai.

“Në ishullin indonezian të Celebes, orizi hidhet në kokën e kujtdo në nder të secilit që ndodhet në festivalet e ndryshme që ata krijojnë, me idenë se do të mbrojnë shpirtin e njeriut dhe do ta largojnë atë nga e keqja që e rrethon në botë”, shton Combie.

Sipas tij, këpucët janë elemente të rëndësishëm të një dasme në vende të ndryshme si Gjermania dhe Finlanda.

“Sipas një ligji të lartë të Hamburgut, të miratuar në vitin 1291, dhëndri ishte i detyruar ta blinte nusen me një palë këpucë. Në atë kohë këpucët kanë shërbyer si unazë dhe si dëshmi e betimit të të martuarve”, shkruan Combie.

Gjithashtu, në lindje të Finlandës, një nënë nuk do ta lejonte djalin e saj të ri të flinte në një krevat me nusen e tij, derisa ai t’i blinte vjehrrës një palë këpucë.

Ndoshta nuk e kemi ditur, por këpucët kanë qenë një simbol i betimeve martesore në vende të ndryshme. /Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al