4 Mars, 2022

Çfarë do të ndodhë më 7 mars në Tik-Tok dhe pse përdoruesit janë të bindur se ka lidhje me futbollin?


Data 7 mars është bërë virale në rrjetin social Tik-Tok dhe përdoruesit kanë nisur të aludojnë se bëhet fjalë për mbylljen e llogarive që shpërndajnë video futbollistësh.

Çfarë do të ndodhë me Tik-Tok më 7 mars?

Tik-Tok do të përditësojë udhëzimet e tij të komunitetit (community guidelines) në këtë datë.

Kjo ka bërë që të aludohet se disa llogari që shpërndajnë video me lojtarë futbolli mund të bllokohen shkelje të të drejave të autorit.  Megjthatë, nuk ka ende një konfirmim që platforma do t’i ndalojë këto llogari.

Sipas “Sportskeeda”, udhëzimet e reja të Tik-Tok kanë të bëjnë me videot me përmbajtje të marifeteve dhe sifave të dëmshme sportive.

 

Pse po bëhet ky përditësim?

Tik-Tok shpesh përditëson udhëzimet e tij me qëllim që të jetë më i sigurt për përdoruesit e tij.

Videot me përmbajtje të papërshtatshme vazhdojnë të hiqen nga platforma, në bazë të përditësimit që është bërë herën e fundit.

Kreu i besimit dhe sigurisë së TikTok, Cormac Keenan tha:

“Udhëzimet e reja do të forcojnë politikën tonë të veprimeve dhe sfidave të rrezikshme, të zgjerojnë qasjen tonë ndaj çrregullimeve të të ngrënit, të shtojnë qartësi mbi llojet e ideologjive të urrejtjes të ndaluara në platformën tonë dhe të zgjerojnë politikën tonë në mbrojmë sigurinë, integritetin, disponueshmërinë dhe besueshmërinë e platformës sonë.”

Më 7 mars 2022, përdoruesit e TikTok do të fillojnë të shohin këto udhëzime të reja në fuqi.

A janë bërë më parë virale data të tilla në Tik-Tok?

Kjo nuk është hera e parë që një datë bëhet virale në rrjetin social. Më herët, përdoruesit e Tik-Tok kanë “janë frikësuar” nga disa data të caktuara që u bënë virale.

Në vitin 2020, nisi një trend rreth datës 27 gusht. Shikuesit e videos duhet të mbanin mend datën dhe ishin të përzgjedhur, pa argumentuar se për çfarë. Megjthatë, paqartësia e videos solli më shumë popullaritet në platformë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al