13 Korrik, 2019

Ceremonia e ëndrrave plot 46 mijë £ në Xhamajka, si u shkatërrua dasma e çiftit kur zbuluan se…  


Dasma e ëndrrave të një çifti në Xhamajka u shndërrua në një makth pasi ceremonia e tyre nuk ishte edhe ligjërisht në rregull.

E gjitha ndodhi për faj të agjencisë që ata kishin punësuar për t’u marrë me ditën e tyre speciale.

2

Andy Helson, 45 vjeç, dhe Heidi Brown, nga Blackburn, mbetën të shkatërruar pas përvojës së tyre të hidhur në Karaibe.

Pavarësisht shpenzimeve prej 46,000 paund, çifti tha se as certifikata e tyre e martesës nuk u plotësua si duhet.

1

“Na u shit neve si parajsë, por në fakt ishte një makth. Kemi mbetur të shkatërruar pasi erdhëm në shtëpi na u njoftua se nuk ishim zyrtarisht të martuar”, kanë treguar ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al