19 Korrik, 2019

Carla Bruni zbulon se është xheloze dhe paralajmëron Nicolas Sarkozy: Nëse bën interesantin me një femër e vras


Në dashuri, Carla Bruni nuk di të jetë diplomate. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për emisionin radiofonik “Femmes puissantes”, këngëtarja dhe ish-modelja ka zbuluar se është shumë xheloze për bashkëshortin e saj, ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy.

Madje Carla tregoi se jo vetëm që është xheloze, por edhe e paralajmëroi burrin e saj. “Nëse Nicolas Sarkozy do të bënte interesantin me një femër të bukur i pres fytin. Kështu që ai nuk e bën kurrë këtë gjë”, tha duke qeshur 51-vjeçarja.

Gjatë intervistës, kantautorja është shprehur se është shumë feministe. Ajo ka shtuar se femrat e tjera nuk i quan si “rrezit”, por të kundërtën, si aleate.

Gjithashtu Bruni është kthyer pas në kohë, në vitin 2008, periudhën kur u njoh me bashkëshortin, Sarkozy. “Nuk kemi qenë shkaku i prishjes së ndonjë gjëje. Nuk kishte hi në takimet tona dhe nuk kemi thyer ndonjë gjë”, tha 51-vjeçarja duke iu referuar ish-martesës së Nicola Sarkozy me Cecilian.

Carla ka theksuar se është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj dhe se është gati për çdo gjë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al