30 Qershor, 2022

Cara Delevingne flet për puthjen në buzë me Selena Gomez: Çdo njeri në botë do ta dëshironte


Cara Delevingne dhe Selena Gomez dhuruan një puthje pasionante në buzë gjatë xhirimeve të sezionit të dytë të filmit “Only Murders in the Building.”

Modelja Cara Delevingne ka folur për herë të parë për puthjen duke e cilësuar si “argëtuese.”

“Është vetëm një nga ato gjëra, veçanërisht kur e njeh dikë aq mirë, është komoditeti dhe argëtohesh me të.”-tha 29-vjeçarja për E!News

Delevingne pyeti: “A nuk do të dëshironte çdokush në botë të puthte Selenën?”

Modelja luan Alice në shfaqjen e Hulu, një pronare galerie arti që ka një romancë me personazhin e Gomez, Mabel Mora.

Aktoret janë mikesha në jetë reale – madje kanë edhe tatuazhe të ngjashme – por Delevingne vuri në dukje se ata “nuk mund ta takojnë kurrë njëra-tjetrën” për shkak të orarit të tyre “të zënë”.

“Kështu që të isha në gjendje të kaloja kaq shumë kohë me të dhe gjithashtu të isha në gjendje të punoja me të [ishte e mrekullueshme],” tha ylli i “Paper Towns”. “Ajo është e shkëlqyer, si një nga aktorët e mia të preferuara me të cilën kam punuar ndonjëherë.”

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë pasur reagime të ndryshme ndaj romancës së mikeshave në ekran që kur u transmetua skena e puthjes së tyre.

Një ndjekës postoi një pamje të një interviste të fundit me Gomez duke u pyetur për seksualitetin e personazhit të saj.

Këngëtarja e “Love You Like a Love Song” e quajti Mabel “të ndrydhur”, duke shpjeguar, “Jo sepse i vjen turp apo ndonjë gjë tjetër, por përkundrazi trauma e saj. Ajo ka vështirësi të mëdha me intimitetin me burra, gra, etj. Ajo është me të vërtetë e vendosur të ndalojë këto gjëra që ta përcaktojnë atë.”

Gomez shtoi se asaj “me të vërtetë i pëlqente të eksploronte ato nuanca që lidhen me shëndetin e saj mendor” ndërsa luante Mabel. Këngëtarja bëri shaka për jetën e saj personale ndërsa moderoi “Saturday Night Live” muajin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al