16 Janar, 2021

Can Yaman harron Demet Ozdemir, kapet mat me gazetaren e njohur italiane


Aktori turk Can Yaman është në një lidhje me gazetaren e njohur të sportit në Itali, Diletta Leotta.

Thuhet se ata kanë nisur të takohen teksa e dimë të gjitha se sa të shpeshta janë vizitat e aktorit me origjinë shqiptare në Itali.

Ishte Anna Pettinelli ajo që, gjatë emisionit të saj në radio në RDS, hodhi aludime rreth një lidhjeje mes dyshes së njohur. Dhe Anna nuk ka folur kot.

Revista e njohur ‘Chi’ ka publikuar foto ku dyshja shfaqen në moment private, duke u puthur dhe përqafuar. Media italiane shkruan se ata kanë kaluar 5 net në një hotel në Romë, nga ku kanë publikuar edhe foto.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre zërave, teksa Can sapo ka postuar një status të koduar në “Instastory”-n e tij, italisht për më tepër.

“Është puna ime! Pikë”, ka shkruar duke e shoqëruar me një emoji si për t’u thënë mediave “heshtni”. Nuk e dimë nëse Can dhe bukuroshja italiane kanë pasur në plan ta mbanin lidhjen e tyre të fshehtë dhe mediat ua kanë prishur planin, por reagimi i aktorit nuk tregon shume.

Ndërkohë, aktori me origjinë shqiptare është përfolur për një romancë me ish-kolegen e tij, Demet Ozdemir, por të dy i hodhën poshtë thashethemet duke mos e pranuar asnjëherë lidhjen mes tyre.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al