2 Shtator, 2017

Brooklyn Beckham publikon foto me armë, fansat e kritikojnë


Djali i Victoria dhe David Beckham ,  Brooklyn është kritikuar rëndë nga fansat pasi në setin e tij të ri fotografik pasi në njërën nga fotografitë ai shfaqej me armë në dorë.18-vjecari duket se do t’i hyjë botës së modelingut pasi kohët e fundit filloi një kurs universitar në Nju Jork.Në imazhet që i ka bërë fotografi Damon Baker, Brooklyn shfaqet në poza të ndryshme ku ndër to mban edhe armë në dorë.

“Nuk je gangster nga lagjet e njohura. Nuk ke nevojë për armë ose të shtosh popullarizimin e dhunës ndaj armëve,” – ishte një ndër komentet e fansave të tij. Kishte plot reagime të tjera nga fansat të cilët thoshin se me anë të kësaj ai po mundohet që të reklamojë dhunën e rëndë si dhe vrasjet e shumta që bëhen prej përdorimit të armëve.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al