20 Prill, 2018

Britma e panik në dasmën me 300 të ftuar, çifti i përqafuar e kuptoi i fundit rrezikun (VIDEO)


Shkatërrohet dasma e çiftit të ri. Panik në sallën ku për të celebruar martesën e të dashurve të tyre ishin mbledhur më shumë se 300 persona.

Në momentin që u ngrit çifti i te sapomartuarve për kërcimin tradicional të dasmës, plasi zjarri.

Ulërimat, britmat dhe thirrjet për ndihmë pushtuan tërë sallën e zbukuruar.  Zjarri, i cili filloi në pjesën e tavanit, vazhdoi të përfshijë të gjithë sallën.

Të gjithë ia mbathen me vrap, pas tyre edhe çifti. Nusja dhe dhëndri ishin përqafuar kaq ngushtë sa vetëm britmat e të ftuarve të tyre i njoftuan ata për rrezikun.

Xhirimet u kapën nga një mysafir në dasmën, e mbajtur në hotelin Hacienda Benazuza në Zapopan të Meksikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al