8 Shtator, 2018

Brenda festës në anije, “Kiki Challege” vjen në versionin e Armina Mevlanit (VIDEO)


Blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani ndodhet në Mykonos të Greqisë duket shijuar ditët e nxehta të shtatorit.

Armina ishte e ftuar në një nga festat e organizuar nga “Moet”, ku e premtja e saj ka qenë siç do ta donte secili prej nesh. Deti, ushqimi dhe muzika janë të pranishme në videot që Mevlani ka postuar në “Instastory”.

Nga videot që ajo ka publikuar duket se udhëtimi i saj për në plazh nisi me anije, për të përfunduar në ishull me ushqim të gatuar në zgarë.

Më pas festa vijoi në anije, me muzikë dhe pije. Dukej për Arminën vendi perfekt për të provuar sfidën “Kiki Challenge”, ku edhe ajo dha versionin e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al