5 Nëntor, 2018

Brenda fejesës tradicionale të aktores së njohur turke, ai i kërkoi dorën në shtëpi dhe ajo… (FOTO)


Deniz Baysal është aktorja turke e njohur në Shqipëri nga seriali “Zonja Fazilet dhe të bijat”.

Ajo i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me solistin e grupit “Kolpa”, Baris Yurtçu, në një ceremoni tradicionale që u mbajt në Izmir të Turqisë.

Nga fotot e publikuara nga vetë aktorja shihet se Deniz i shërbeu kafenë të fejuarit kur ai erdhi t’i kërkojë dorën. Gjithashtu dyshja vuri unazat duke i premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme.

Ndërkohë mediat turke shkruajnë se Deniz dhe këngëtari i njohur kanë më shumë se një vit në një marrëdhënie me njëri-tjetrin.

Pas fejesës, ata të dy kanë në plan që në verën e vitit 2019 të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Por mesa duket Deniz qenka një vajzë romantike, pasi ka kërkuar që partneri t’i bëjë një propozim të bukur.

“Ndërsa unë si çdo vajzë tjetër, jam në pritje të një propozimi. Dikush që shkruan kaq këngë të bukura, duhet të dije edhe të organizojë një surprizë romantike”, ka thënë Baysal.

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by Deniz Baysal (@denizbaysal_) on

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al