26 Shtator, 2022

Braktis sportin për OnlyFans, kush është braziljania që po bën namin në faqen për të rritur


Key Alves është një nga figurat më të rëndësishme në sportin brazilian, në volejbollin e femrave.

Profesionistja e re ka ndërtuar një rrugë të gjatë në fushë, por tani ajo ka zgjedhur një biznes tjetër për të vazhduar gjenerimin e parave.

Key Alves nuk është një sensacion vetëm në botën e sportit, por edhe në OnlyFans, platforma e shitjes së përmbajtjes për të rritur që po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar në mesin e të famshëmve. Volejbollistja është një tjetër nga gratë në industri që vendosi t’i bashkohet këtij trendi.

Sportistja 22-vjeçare pretendon se fiton 50 herë më shumë duke shitur përmbajtje sesa të qenit një lojtare profesioniste, ndaj kjo ishte nxitja kryesore për të hapur llogarinë e saj. Përveç kësaj, Key ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet e saj sociale, gjë që e ka ndihmuar atë në “punën e re”.

Key Alves : r/Volei_BR

Deri tani, OnlyFans ka ndihmuar mijëra njerëz të njohur për të rritur të ardhurat e tyre mujore. Volejbollistja ka rrëfyer se fiton më shumë se 500 mijë dollarë dhe ka gjithnjë e më shumë abonentë, falë angazhimit dhe popullaritetit të saj të madh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al