23 Maj, 2022

Bora Zemani dhe Donald Veshaj u ribashkuan dhe nisën pushimet, çfarë ka Beatrix Ramosaj për të thënë?


Edhe pse Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj u ndanë pak orë pas përfundimit të Big Brother Vip, madje ky i fundit u ribashkua me Bora Zemanin, fansat kanë ende kureshtje për reagimet apo thumbimet e tyre në rrjetet sociale.

Megjithatë, asnjëri nga tre protagonistët nuk kanë bërë një reagim të qartë sa i përket lajmeve që qarkullojnë çdo ditë në lidhje me ta, duke lënë kështu të hapur çdo dyshim. Së fundmi lajmi i ribashkimit të Donald Veshaj me Bora Zemanin u bë kryefjalë e mediave rozë, dhe duket se mes tyre gjërat po shkojnë mjaft mirë. Dyshja kanë nisur edhe pushimet e para së bashku.

Por çfarë ka Beatrix për të thënë?

Këngëtarja postoi në Instatstory një foto ku shfaqet në formë perfekte, ndërsa ka bërë edhe një mbishkrimi, i cili po konsiderohet si reagim ndaj “ribashkimit” të ish të dashurit të saj me Bora Zemanin.

“Gjëja më e çuditshme nga rrjetet sociale është se ti kurrë nuk e di kush po shikon”, shkruan këngëtarja duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

Shpesh postimet në rrjetet sociale janë bërë një urë komunikimi mes personazheve të njohur dhe fansave, apo edhe një mënyrë për të thumbuar publikisht dikë. Ndaj statuset e Borës, Donaldit dhe Beatrix shpesh përkthehen nga fansat si sinjale, kunja, thumbime apo mesazhe të koduara.

Shumë muaj pas puthjes së famshme në “Big Brother VIP”, lidhjes dhe ndarjes nga Beatrix Ramosaj, lutjeve dhe statuseve, lajmeve të vërteta dhe të pavërteta, Donald Veshaj dhe Bora Zemani u shfaqën krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrini.

Paraqitja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrin vjen rreth 3 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”. Me përfundimin e formatit ai i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn teksa i ka kërkuar falje Borës publikisht dhe personalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al