29 Janar, 2020

Bleu Rolex për 345 dollarë 46 vite më parë, reagimi epik burrit bëhet viral kur mëson vlerën e orës së rrallë


Një burrë bleu një orë Rolex në vitin 1974 për 345.97 dollarë. Ai e dërgoi orën në ankandin e sendeve antike për të zbuluar vlerën e saj aktuale. Dhe reagimi i tij ishte epik.

Ndërsa po i thoshin se Rolex kishte një vlerë prej 400.000 dollarë në ankand, ai u rrëzua në tokë.

Por vlerësuesi i orës nuk kishte mbaruar ende. Për shkak të gjendjes së mirë të Rolex, vlerësohej 500.000 dhe 700.000 dollarë.

Burri, një veteran i forcave ajrore të SHBA, tha se bleu Rolexin sepse dëgjoi se ishte markë e mirë për zhytje në ujë.

Ndërsa tregoi se e porositi Rolex në nëntor 1974 dhe i mbërrit i në prill 1975.

Por pasi mori orën, e cila i kushtoi gati një muaj rrogë në atë kohë edhe me një zbritje prej 10%, vendosi që ishte shumë e bukur për ta futur në ujë të kripur.

Në vend të kësaj, ai e futi në një depozitë sigurie për gati 40 vjet, shkonte vetëm për ta kontrolluar disa herë.

Jo vetëm që ora ishte në gjendje të përsosur, por veterani kishte ruajtur edhe letrat e garancisë, dy faturat dhe dy kutitë origjinale ku ishte vendosur Rolex.

Koleksionistët e duan orën pasi Paul Neëman mbajti një model të ngjashëm në filmin “Winning” të vitit 1969.

Ora është jashtëzakonisht e rrallë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al