13 Shtator, 2018

Bleu biletën e lotarisë për 20 euro, pensionistja fiton shumën e madhe


Një pensioniste italiane ka fituar 5 milionë euro në një biletë lotarie “Gratta e vinçi” (gërvisht dhe fito) që e bleu për 20 euro. Gruaja nga Groseto i Italisë humbi ndjenjat sapo mori vesh se ishte fituese e çmimit të madh.

Mediat italiane shkruajnë se pensionistet i ka rënë të fikët pikërisht në dyqanin ku kishte blerë biletën që e bëri të pasur. Por fatmirësisht ajo e ka marrë vetëm pas disa minutash dhe është larguar nga aty shumë e lumtur.

Gjithashtu ajo ka vendosur që identiteti i saj mos të bëhet i ditur, pasi dëshiron që të mbetet anonime.

“Bëhet fjalë për një kliente që dëshiron të mbetet anonime”, ka thënë për “Ansa”-n titullari i kompanisë.

“E përgëzuam pasi i dhamë ndihmën e parë. Atë biletë ia kam shitur me dorën time. Ishte një emocion i fortë edhe për mua”, është shprehur shitësi i biletës.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al