1 Shtator, 2017

Blendi Fevziu: Kam ftuar në emision edhe njerëz më të cilët kam pasur konflikte


 

20 vjet “Opinion” dhe 20  orë transmetim do të jenë në TV Klan ditën e 7 shtatorit , që përkon edhe me 20 vjetorin e emisionit “Opinion”. Do jetë një transmetim që do të nisë në ora 14:00 dhe do të vazhdojë deri në mëngjesin e ditës pasardhëse. Por sigurisht 20 vite emision janë padyshim edhe 20 vite histori dhe në këtë kuptim , moderatori i “Opinion” teksa është pyetur nga blitz.al ka thënë se në emision shpeshherë i është dashur të ftojë dhe të ketë në panel edhe njerëz me të cilat ka apo ka pasur konflikte dhe marrëdhënie jo shumë të mira.

“…Në vitet e para fillova të kuptoja një gjë që besoj se ka qenë çelësi i suksesit të emisionit. Raportet personale nuk kanë rëndësi. Të ftuarit nuk janë të mitë, por të publikut. E ç’rëndësi ka raporti im personal, për sa kohë ata i duhen emisionit? Mund të kem shumë miq të mirë, që nuk ftohen se nuk bëjnë për atë punë. Shpesh është e vështirë, por kapërcehet” , është shprehur moderatori.

Ndërkohë që numërimi mbrapsht për transmetimin maratonë të emisionit “Opinion” ka filluar , Blendi nuk harron të përmend se në këtë festë-përvjetor do të jenë pjesëmarrës mbi 600 të ftuar mes tyre njerëz të jetës publike në Shqipëri, ambasadorë dhe pjesë të elitës politike të trevave shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al