1 Nëntor, 2017

Bjordi “e parandjeu” fundin tragjik të Adelajdës, ja çfarë bisedonin kur ishin të lidhur


Largimi nga jeta i gazetares Adelajda Xhamanit në moshën 31-vjeçare, i tronditi të gjithë. Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur , miq apo bashkëpunëtor që janë prekur nga lajmi i trishtuar, mes tyre edhe  Bjordi Mezini, me të cilin vite më parë e ndjera kishte një marrëdhënie dashurie.

Adela dhe Bjordi u bënë të njohur për publikun kur morën pjesë në “Big Brother 2”, ku u dashuruan dhe qëndruan të lidhur për disa vite dhe më pas u ndanë. Një video e cila po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, tregon momentin kur Adela dhe Bjordi ishin brenda shtëpisë së “Big Brother”. Teksa qëndrojnë  të shtrirë dhe bisedojnë me njëri-tjetrin, një moment gjatë bisedës Bjordi dëgjohet teksa i thotë:

 ‘’Efektivisht, në qoftë se do të shikosh rastet e tjera, historike, gjithë këto që po jetojmë ne, vdiqën. Romeo dhe Zhuljeta”. Ndërsa Adela duke qeshur i thotë:

Çfarë do thuash me këtë ti që edhe ne do të vdesim?!”.

 (Bisedën e gjeni në minutën 5:00)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al