14 Shtator, 2017

Birrë dhe banane për të parandaluar rënien e flokëve


Nëse jeni një nga personat e pafat që vuajnë nga alopecia ose rënia e shumtë e flokëve, nuk duhet të shqetësoheni më.

Për ju që s’e dini është një recetë e jashtëzakonshme natyrale, e cila parandalon rënien e flokëve dhe në të njëjtën kohë mundëson rritjen e shpejtë të tyre.

 

Pjesa më e mirë e kësaj recete është se është krejt natyrale dhe pa preparate të ndryshme, dhe madje mund ta përgatisni në kushte shtëpie.

 

Përbërësit:

Gjysmë banana

Gjysmë filxhani birrë

1 të verdhe të vezës

1 lugë gjelle mjaltë

 

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit në një mikser. Vendoseni këtë maskë në flokët tuaja, duke pasur më shumë vëmendje për pjesët ku keni më shumë rënie të flokëve dhe lëreni këtë maskë të qëndrojë për disa orë. Mos u shqetësoni nëse lëkura e kokës suaj ju djeg ; është thjesht një shenjë që maska po jep efektin e saj.

 

Vendoseni këtë maskë çdo ditë dhe shumë shpejt do të vëreni përmirësime të dukshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al