19 Shtator, 2019

Bie nga froni “Të ka lali shpirt”, ja kënga shqip që ka më shumë klikime në “Youtube”


Kënga shqiptare “Të ka lali shpirt” ra nga froni, pasi nuk është më e klikuara në kanalin e “Youtube”.

Kjo këngë u publikua gjashtë vite më parë, në 2013-n, dhe është konsideruar hit. Ndërkohë në “Youtube” ka kaluar shifrën e 500 milionë klikimeve.

Por së fundmi një tjetër këngë në shqip e ka marrë këtë fron. Tashmë hiti i Silva Gunbardhit ka kaluar në vend të dytë, pasi i pari është ai i Era Istrefit, “Bon bon”.

Tashmë videoklipi i kësaj kënge ka arritur gati 700 milionë klikime në “Youtube” duke rrëmbyer kështu vendin e parë në listën e këngëve shqip më të klikuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al