2 Shtator, 2021

Bie “Instagrami”/ Aplikacioni nuk po funksionon, mijëra përdorues kanë probleme me postimet dhe mesazhet direkte


“Instagram”-i duket se ka probleme, pasi shumë njerëz raportohet nuk janë në gjendje të përdorin aplikacionin. 

ins

Disa përdorues në “Twitter” raportojnë se aplikacioni i mediave sociale nuk po funksionon siç duhet. Aplikacioni ka rënë prej disa orësh ku përdoruesit e kanë pasur të pamundur të ngarkonin postimet.

Disa prej tyre gjithashtu kanë probleme në dërgimin e mesazheve direkte te miqtë. “Instagram” ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.

Shumë përdorues po marrin gjithashtu një mesazh nga aplikacioni, ku thuhet: “Na vjen keq, por diçka nuk funksioni”.

Sipas faqes Downdetector, mijëra përdorues të Instagram po përjetojnë probleme me aplikacionin. Rreth 47 përqind e përdoruesve të Instagram nuk janë në gjendje të përdorin aplikacionin siç duhet, 27 përqind po përballen me probleme me versionin në internet të aplikacionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al