27 Qershor, 2022

“Bespreme”/ Mes zërave për një lidhje të re, Mozzik nuk e lë pas Loredanën! I bën reperes dedikimin e radhës


‘Lufta e trëndafilave’ mes Loredanës dhe Mozzik vazhdon…ose kështu duan fansat e tyre të besojnë… Ata janë një nga çiftet më të përfolur për ndarjet dhe ribashkimet e shumta mes tyre, por këtë herë nuk kemi të bëjmë me një ribashkim. Të paktën ende…

Mozzik ka paralajmëruar se do sjellë një këngë të re me titull “Bespreme”. Nuk e dimë nëse është frymëzuar nga Cllevio por në videon e publikuar nga ai në TikTok, në tekstin e këngës thuhet: “A thu të ka marrë malli ty njësoj për mua?/A thu mujm na dy me u përmirësu/As vet s’e di për ça jena idhnu/Kurrë s’u nala tu insistu”.

 

@realmozzik Ohaaa menxi spo pres me nda me juve kete projekt ?❤️‍????? #Bespreme ♬ original sound – Mozzik

Fansat menjëherë e kanë lidhur me Loredanën duke i bërë tag apo edhe ironizuar në sektorin e komenteve.

Çfarë tha (ish)-çifti për ‘luftën e tyre të trëndafilave’?

Kënga e parë e albumit të tyre të përbashkët me titull “No rich parents: ishte ajo me titull “Rosenkrieg”. Titulli shpjegon edhe gjithë historinë e tyre që përfundoi në ndarjet e përfolura. Nga gjermanishtja, “rose” ka kuptimin “trëndafil”, ndërsa “krieg” përkthehet “luftë”. Rosenkrieg fjalë për fjalë ka kuptimin “lufta e trëndafilave” dhe i referohet mosmarrëveshjeve të pakëndshme midis partnerëve ose ish-partnerëve; nuk është një grindje e thjeshtë, por metaforikisht një “luftë” mes dy njerëzve që janë ose kanë qenë të dashuruar.

Gjithçka ndodhi thjesht sepse ishim të dashuruar, Tani jetojmë me luftën tonë të trëndafilave, Mijëra ndjenja u bënë politikë, Çdo debat mes nesh shkoi aq larg, derisa filloi një terren gënjeshtrash, Gjithçka ndodhi thjesht sepse ishim të dashuruar” – është një pjesë e tekstit.

Videoklipi e gjen çiftin mes lotësh dhe debatesh, zënkash të shumta, derisa largohen nga njëri-tjetri. “Gjithmonë shumë stres, Vetëm u përkeqësua dhe unë ika Ende mund ta kujtoj dashurinë.” – thotë Mozzik në një pjesë. Loredana ndër të tjera shprehet se njerëzit mendonin se ishte faji i saj, “por të dy e dimë që ka dy pjesë”. “Vetëm ne të dy e dimë të vërtetën,” thotë ajo.

Dedikimet e Mozzik për Loredanën pas ndarjes

Ishte vetë Mozzik  ai që ndezi sërish diskutimet për tekstin e këngës, ‘Lakmitare’, duke ngjallur dyshime se i dedikohet pikërisht Loredanës. Gjatë një koncertit, Mozzik po këndonte: “Lakmitare, ke mendu që dashnia është veq pare”. Ai ndaloi një moment dhe zbuloi se në fakt është e vërtetë që kënga i është dedikuar ish-partneres së tij, por pa përmendur emra se për cilën bëhet fjalë. “Kam pasur një femër njëherë që lakmonte shumë. Lakmonte kaq shumë saqë bëra një këngë me emrin Lakmitare.”- tha ai gjatë performancës.

Edhe në projektin me titull “A po rrin” që i ngjajnë më shumë një poezie, Mozzik flet se si u njoh me të dhe se si iu duk njeriu më i mirë që i fali parajsën.

“Në këtë fushë me million lule e ku më e bukur mu duke ti. Miliona pamje, miliona shije më shijove veç ti!/ I pashë yjet permbi yje, e pashë diellin, hanën, por dritën që e bëre ti yay baby, qaty rashë./ Prej që të pash mu duke tip i mbrapsht!/Njerëzit ma bojshin ruju mos u ngul, unë veç isha rras!/Në ty e lëshova veten, besimin, durimin, dashninë e komplet jetën!/Tek e fundit është ligji i natyrës së njerit që të vjen koha me nda me dikon nderin./Me nda shtratin, epshin, dritën, terrin…/E pikërisht me këtë njeri e kam përjetu parajsën, e ferrin ishalla kurrë!”

Megjithatë, përtej dashurisë ai thotë se janë të dy shumë kokëfortë dhe për këtë arsye nuk mund të jenë bashkë. E po ashtu tregons e e ka vuajtur shumë ndarjen.

“E urrej fjalën “Lamtumirë”, prej teje s’deshta kurrë me e ni por e njita!/ Sa keq u njita. S’e di a rrëshqite, a rrëshqita! Ti kryt i koqite, un hala më shumë i koqita/E kur dy persona nuk lëshojnë rrugë, bëhet e zezë dita!/ Dyt’ inatçarë, fatin n’dorë…me lujt me to sikur kurrgjo s’ka ndodh/M’ka forcu qikjo, veç edhe m’ka lodh/Jam msu me u sprovu, veç kjo sprovë, thashë me vete: “Mo s’mundna! Zotromna mendjen, shpirtin, se veç ti e njeh mas mirti Mozzikin!”

Por, reperi e la sërish të hapur një mundësi për rikthim pasi thotë se kanë vajzën në mes.

“Ti e din qysh nina kur njerëzit më ikin. Thashë: “Kjo s’është realitet. Është emocion që është tu m’rrjet!”/ Nuk e disha a jam çut n’andërr, a jam tu flejt?!/ A është fake?!/ Nëse është fake, e kam lyp se filum tu i hyp njëri-tjetrit n’kry. Veç me negativitet, i morëm gjërat shpejt, e shpejt e shpejt./E krytëm, veç kur e pashë që më s’jemi. Po thashë: “Shpejt vjen koha do t’kthehmi, se një ëngjëll në mes e kemi!”

Ndarja dhe lidhja e re e përfolur e Mozzik

Rreth një vit më parë, përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, ata kanë përgatitur një album dhe do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.

“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, shkroi Mozzik në një postim në Instagram para disa ditësh duke ndezuar dyshimet se është në një romancë të re. Mozzik publikoi para pak ditësh një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil. Reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër. Nuk dihet nëse ajo është e dashura e re e reperit apo thjesht një lëvizje PR.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al