6 Korrik, 2020

“Bëra testin e COVID-19 dhe rezultova …”- Politikani shkon në birrari por sulmohet nga kundërshtaret: Më vjen keq që ju zhgënjeva


Kryetari i Partisë së Brexit shkoi në një birrari në më pak se dy javë pasi mori pjesë në një tubim në Tusla.

Nigel Farage përballet me kritika se theu rregullat e karantinës duke shkuar në lokalin, kur u hap për herë të parë që nga izolimi.

Farage publikoi në Twitter një foto të tij duke mbajtur në dorë një gotë birrë duke thënë se ishte klienti i parë në lokal.

Më 20 qershor, ai tha se ishte në SHBA dhe planifikonte të udhëtonte në Tusla për një tubim të Donald Trump, që u zhvillua atë mbrëmje në qytet.

Të dhënat tregojnë se ka më pak se 14 ditë që është kthyer në Britani. Sipas qeverisë britanike, çdo resident apo vizitor që udhëton në Mbretërinë e Bashkuar duhet të izolohen për 14 ditë, përveç në situata shumë të kufizuara.

Ed Davey, udhëheqësi aktual i Liberal Democrat, i bëri thirrje policisë që të hetojnë Farage për shkelje të rregullave të karantinës duke thënë se veprimi i tij cënon sigurinë publike.

Farage mohoi akuzat ndaj tij se ka shkelur rregullat.

“Kam 2 javë që jam kthyer nga SHBA dhe kam bërë testin, rezultatet ishin negative. Më vjen keq që ju zhgënjeva,”– u shpreh ai.

Por politikani nuk sqaroi datën kur u kthye nga SHBA në Britani si edhe nuk mohoi pretendimet se ka qenë i pranishëm në tubimin në SHBA 13 ditë më parë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al