3 Nëntor, 2017

“Bëra seks me motrën e të dashurës, tani po më ndodh ajo që nuk e prisja”


Letra: Bëra seks të shfrenuar me motrën më të vogël të të dashurës sime. Ishte ajo që e nisi, por tani më ka dhënë lajmin e keq… pret një fëmijë nga unë.

Jam vetëm 25 vjeç dhe e dashura ime është 23 vjeç. Ne të dy punojmë IT dhe ka kaluar pothuajse dy vjet që kur kam arritur të gjej guximin t’i propozoj. Ajo është e dashura e parë që them se është e duhura dhe më bën të ndihem i lumtur.

Me tipin e saj më bën të qesh dhe jeta jonë seksuale është e mrekullueshme.

Por disa javë më parë, kur kisha dalë vetëm në një bar, pashë se motra e saj ishte atje. Ajo është 21 vjeç dhe e bukur.

Në fund të mbrëmjes ajo me ftoi të ecnim ne këmbe për në shtëpi. Kur ndalem përpara portës, me tha se nuk kishte njeri ne shtëpi dhe filloi te me prekte gjithandej. Më tha se më kishte dashur që herën e parë që u takuam.

Çfarë mashkulli do të ishte ai që do të refuzonte? Bëme seks në shtratin e saj, më i mrekullueshmi që kam pasur në jetën time. Mos më pyesni pse, por nuk përdorem prezervativ. Kemi bere seks tre herë të tjera në makinën time. Ajo tani thotë se është shtatzënë dhe unë do te bëhem baba. Ndihem kaq i hutuar sepse e di që e dua motrën e saj.

Përgjigja e DEIDRE: Ju jeni me të vërtetë të hutuar dhe nuk është çudi. Duket sikur ju mungon besimi tek vetja. Është një situatë e ndërlikuar.

Së pari dhe më kryesorja ju duhet të përqendroheni në shtatzëninë e paplanifikuar, cilat janë hapat e ardhshëm dhe se si të jepni më të mirën duke ofruar mbështetjen tuaj.

Vajza nuk duket e gatshme të behet nene, por është zgjedhja e saj. A mund të jeni një partner i dashur dhe i besueshëm dhe baba? Ju duhet të vendosni në mënyrë që ajo të di se ku ndodhet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al