24 Shkurt, 2021

“Bëra seks me ish të dashurën edhe pse kam një të dashur”- 38-vjeçari tregon se si u manipulua duke i përdorur pikën e tij të dobët

“Dear Deidre” sjell rrëfimin e një djali, i cili ka tradhtuar të dashurën me ish të dashurën. Por, ai tregon se ndihet shumë në faj për këtë që i ka bërë personit që ka aktualisht në faj dhe kërkon ndihmë se si të veprojë që ajo të mos lëndohet, shkruan “The Sun”.

tradhti

Ndihem shumë në faj, sepse kam bërë diçka shumë idiote. Kam bërë seks me ish të dashurën kur kam një të dashur të re me të cilën jam shumë i dashuruar.

Çfarë nuk shkon me mua?

Ish-i im është nëna e vajzës sime dhe kur ajo u nda nga unë, isha shumë i shkatërruar dhe kjo gjendje vazhdoi për muaj të tërë.

Ajo arriti deri aty sa nuk e linte nënën time të merrte vajzën e më pas më ndaloi edhe mua që ta shihja e ta takoja atë.

Ajo është 34 vjeç, ndërsa unë jam 38 vjeç.

Pas shumë muajsh vuajtje takova një vajzë tjetër me të cilën u njoha nëpërmjet internetit. Ajo është 31 vjeç dhe më ndihmoi të kapërceja traumën e një ndarjeje të keqe. Ajo është e mrekullueshme.

E dashura ime u zhvendos tek unë gjatë izolimit për herë të dytë. Kohët e fundit isha jashtë për një shëtitje me të dashurën time dhe ish e dashura më kaloi pranë teksa shtynte karrocën e vajzës.

Më pas, ajo më dërgoi një mesazh ku më tregonte se ishte penduar për ato që kishte bërë dhe më lutej të kthehesha tek ajo.

Nuk iu dorëzova lutjeve të saj, por kur më tha se mund ta shihja vajzën, mendova se nuk do të ishte gjë e keqe, sepse doja shumë ta shihja.

Vajza ime ishte në gjumë kur arrita në shtëpinë e saj.

Ish e dashura më dha një pije dhe më tha se ishte shumë e shkatërruar kur më shihte që kishte ecur para.

Të dy i pranuam gabimet tona, por më pas ajo shpërtheu në lot. Gjithmonë e urreja ta shihja të qante, prandaj e përqafova dhe më pas ajo më puthi. Bëmë seks në divanin tonë të vjetër. Unë u largova menjëherë pas kësaj, me një ndjenjë të tmerrshme.

“Dear Deidre” pasi ka parë këtë shkrim, është përgjigjur kështu:

Sepse ju jeni një qenie njerëzore që keni bërë një gabim dhe ne të gjithë mund ta bëjmë atë ndonjëherë.

Ajo erdhi tek ti duke qarë dhe të gjitha ato ndjenja dashurie duket sikur ju kujtuan. Por në fund të ditës, ju e keni kuptuar që çdo gjë mes jush ka marrë fund.

Ju duhet të flisni me të dhe t’i tregoni se e gjitha ishte diçka e momentit dhe asgjë më shumë. Nuk duhet të ndodhë më.

Ju keni ecur përpara dhe kështu duhet, por duhet të rregulloni marrëdhënien me vajzën tuaj.

T’i tregosh të dashurës për ato që ke bërë mund të të lehtësojë nga ndjenja e fajit, por në fund të fundit do të sjellë dëshpërim për të dy.