19 Qershor, 2022

“Bënim s*ks me drita fikur”/ U mashtrua për 10 muaj nga “bashkëshorti”, vajza zbulon se ishte martuar me një grua


Një histori e çuditshme është publikuar nga mediat në Indonezi, ku një vajzë zbuloi pas 10 muajsh se ishte martuar me një grua.

Vajza e identifikuar me iniciale N.A. kishte krijuar një lidhje me një “burrë” të cilin e kishte njohur në internet. Personi në fjalë identifikohet me iniciale A.A.

 Ai pretendonte se punonte si kirurg dhe se kishte biznese në përpunimin e qymyrgurit. Çifti u martuan në mënyrë sekrete, pasi A.A. pretendonte se nuk kishte dokumente ligjore.

Fillimisht ata jetuan në shtëpinë e prindërve të vajzës N.A. Gjatë qëndrimit, ata i merrnin shpesh para prindërve të vajzës, pavarësisht se “burri” pretendonte se kishte një karrierë të suksesshme.

Mediat indoneziane raportojnë se burri i kishte marrë një shumë prej 16 mijë paundësh prindërve të bashkëshortes së tij. Kjo ngriti dyshime tek ata.

 Më pas, çifti vendosën që të shpërnguleshin nga shtëpia e prindërve të vajzës dhe të jetonin më vete në zonën e Sumatrës së jugut.

Pas disa muajsh, nëna e vajzës N.A. kontaktoi policinë të cilët arrestuan “burrin” për mashtrimin që ai i kishte bërë prindërve të bashkëshortes duke i marrë shuma të ndryshme parash.

Në polici, “burri” zbuloi se në të vërtetë ishte një grua, e cila më pas u identifikua me iniciale E.Y.

Gjithashtu, ai u pyet edhe për jetën seksuale, për të cilën E.Y. tha se bënte seks me vajzën N.A. me drita fikur dhe se i lidhte sytë për të mos parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al