27 Shkurt, 2019

Bën tatuazh emrin e djalit, por pas një muaji 22-vjeçari zbulon të vërtetën e hidhur


Një 22-vjeçar nga Colombia ishte aq i lumtur kur mori vesh se do të bëhej baba për herë të parë, aq sa vendosi që të bënte tatuazh në trup emrin e pasardhësit të tij.

Pedro Pablo Santo Domingo shkroi emrin e djalit “Benjamin” në kurriz, por më vonë zbuloi një fakt që e tronditi. Fëmija nuk ishte i tij.

Pasi kaloi një muaj nga realizimi i tatuazhit, ai gjeti në telefonin e partneres së tij një bisedë që ajo kishte bërë me ish-të dashurin. Ajo i thoshte se dëshironte të kthehej me të.

I trishtuar nga ajo që po lexonte, 22-vjeçari vendosi që ta vazhdonte bisedën derisa gjeti të vërtetën e hidhur. Babai i foshnjës që pritej të vinte në jetë nuk ishte ai.

Si pasojë, i riu vendosi të përballej me gruan dhe kërkoi që sapo fëmija të lindte, t’i nënshtrohej testit të ADN, i cili konfirmoi se ai nuk ishte babai i djalit.

Mediat vendase shkruajnë se lajmi nuk u prit aspak mirë nga Santo Domingo, i cili u përpoq të shkatërronte shtëpinë ku jetonte me gruan.

Ishin fqinjët ata lajmëruan policinë për të shmangur ndonjë tragjedi. 22-vjeçari u arrestua nga policia por u lirua më vonë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al