22 Tetor, 2018

Bën jetë luksi, por Emina Çunmulajn duke i dhënë traktorit nuk e kishit parë ndonjëherë (FOTO)


Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj ka korru sukses të madh në Shtetet e Bashkuara të Amrikës, aty ku po jeton momentalisht së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.

Pavarësisht se Emina jeton mes luksi, ajo gjithmonë ka treguar se është një femër e thjeshtë dhe që i pëlqen të ndihmojë të tjerët. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku publikon foto e video nga më të ndryshmet.

Së fundmi ajo ka publikuar një video në “Instastory”, ku tregon se është në vendlindje, Mal të Zi dhe po kalon disa ditë me familjen.

Ndërkohë videon e publikuar, modelja shfaqet në natyrë teksa i jep traktorit si një profesioniste e vërtetë. Bashkë me të janë edhe një burrë dhe një grua.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al