25 Maj, 2022

Ben Afflek fotografohet duke i kapur të pasmet Jennifer Lopez-it. Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit


Ata kanë qenë të pandarë që nga rikthimi i romancës së tyre vitin e kaluar. Duket se Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shijuan një tjetër natë romantike takimi të martën, duke u nisur për darkë në restorantin Nerano në Beverly Hills.

JLo, dukej goxha elegante e veshur me një fustan të ngushtë i gjatë deri poshtë gjurit te kombinuara me një palë sandale ortopedike dhe pa asnjë pikë grimi në fytyrë. Ndërsa Beni, i veshur me një xhaketë sportive gri dhe këmishë blu, u pa duke i vendosur dorën në  pasmet të dashurisë së tij ndërsa ajo po hipte në makinën e tyre.

Çifti i njohur me nofkën ‘Bennifer’ u dashuruan midis viteve 2002-2004 përpara se të ‘zgjonin’ sërish ndjenjat e tyre në shkurt të 2021. Ata u fejuan zyrtarisht në fillim të prillit  – 18 vjet pas fejesës së tyre të parë të dështuar.

Lopez ndau lajmin e saj të lumtur të fejesës, duke zbuluar se ajo kishte qenë në vaskë kur Beni bëri pyetjen.

“Unë isha krejtësisht e habitur dhe vetëm e shikoja në sytë e tij duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë duke u përpjekur shumë të kuptoja faktin se pas 20 vitesh kjo po ndodhte përsëri”, tha ajo.

“Unë mbeta pa fjalë dhe ai tha: ” A është po?” Unë thashë PO sigurisht që është një PO.’

Dyshja e famshme kanë qenë duke kërkuar shtëpi për një kohë dhe janë fotografuar duke parë prona të shumta dhe të shtrenjta së bashku.

Ben gjithashtu shfaqet në dokumentarin e ardhshëm të Jenniferit në Netflix, “Halftime”, i cili lejon kamerat të shikojnë prapa skenave të performancës së saj në Superbowl 2020.

Në një klip të publikuar së fundmi, Lopez mund të shihet duke qarë pasi mësoi se roli i saj si striptiste e shndërruar në artiste mashtruese Ramona, në filmin hit Hustlers, nuk i dha asaj një nominim për Oscar, duke shtuar se  ndjehej sikur duhej të rimendonte karrierën e saj në Hollywood.

Dokumentari do të transmetohet në Netflix më 14 qershor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al