15 Nëntor, 2017

Bëmë baba të të ngjaj, Robert Aliaj dhe i biri një kopje e njëri-tjetrit


Robert Alija njihet nga publiku si njeriu kontrovers që gjithmonë ka diçka ndryshe për të thënë.  Por përtej këtij profili publik, Robert ka edhe një jetë familjare interesante dhe kohët e fundit kemi vënë re se ka filluar të jetë edhe më publik dhe aktiv në rrjete sociale si Instagrami.

Ditën e sotme ai ka postuar një fotografi të djalit të tij Krist Dragot. Sikundër mund të shquajmë nga fotografia ai është një kopje e të atit

I kthyer në profil, në një foto bardh e zi, Krist dëshmon më së miri se çdo tipar e ka trashëguar nga i ati. Dhe kjo nuk është e vetmja foto që mund të shohim nga Kristi, pasi  në profilin e djaloshit nuk mungojnë imazhet me të atin përkrah. E sa herë i shesh të dy bashkë, aq më shumë e dallon ngjashmërinë mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al