10 Tetor, 2019

Bella Hadid feston ditëlindjen me këngëtaren shqiptare


Modelja e njohur Bella Hadid ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të pranë familjes e njerëzve të saj të dashur.

Pjesë e familjes së saj tashmë është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Bella dhe Dua tashmë janë kunata sepse prej muajsh këngëtarja shqiptare është në një lidhje dashurie me vëllain e modeleve Bella dhe Gigi Hadid, Anwarin.

Modelet dhe nëna e tyre Yolanda janë parë rrugëve të New York duke ecur së bashku. Por ajo që vihet re është edhe prania e Duas me to.

Bella dhe Hadid prej kohësh kanë qenë fanse të Duas dhe i kanë adhuruar këngët e saj. Por tashmë që janë bërë një familje, ato duken mjaft të lumtura në shoqërinë e njëra tjetrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al